Pasuesi i De Biazit, trajneri i
kombëtares italiane refuzon FSHF

Pasuesi i De Biazit, trajneri i<br />kombëtares italiane refuzon FSHF
Lista me kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare pas dorëheqjes së Xhani De Biazit është shumë e gjatë, por FSHF-ja duket se i ka patur idetë e qarta dhe në ditët e kaluara e ka bërë ofertën e parë zyrtare.

I përzgjedhuri i presidentit Duka ka qenë trajneri i kombëtares B të Italisë, 55-vjeçari Masimo Pisheda, por ai e ka refuzuar ofertën.

Pisheda njihet në Itali si një trajner ekspert i moshave teksa ka drejtuar me radhë që nga viti 2001 Italinë U-16, U-17, U-18, U-19 dhe U-20. Ai gjithashtu ka mbajtur rolin e zv. trajnerit te Mesina dhe te kombëtarja italiane U-18 dhe U-19. Që prej vitit 2011 është në krye të kombëtares B dhe që nga 2015-a drejton gjithashtu kombëtaren italiane të universiteteve.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot