Në kuadër të goditjes së aseteve kriminale, Gjykata e Krimeve të Rënda urdhëron sekuestron e 4 milionë eurove pasuri të Nikolin Janinës i njohur si biznesmen në fushën e hidrosanitareve.
Këto pasuri janë sekuestruar nga policia në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”, ndërsa kanë kaluar në administrim të agjensisë së sekuestros deri në hetimin gjyqësor ku biznesmeni duhet të deklarojë para togave të zeza mënyrën e blerjes dhe krijimit të këtyre pronave.
Operaiconi policor “vjeshtë 2017” i Policisë së Shtetit ka sekuestruar këtë të shtunë 4 milion euro pasuri pas hetimit pasururor të nisur ndaj shtetasit Nikolin Janina.
ReportTv ka mësuar se Janina është një emër i njohur në biznesin e hidrosanitareve dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal për pastrim parash, procedim me numër 19/2017.
Këto pasuri të sekuestruara sipas policisë së shtetit janë tokë e ndodhur në Drinmadhe, Porto Palermo, Llaman, Amalloll e Himarë në vlerën e 31.000 m2 dhe apartamente e garazhde në tiranë në sipërfaqën 450 m2.
Sipas seksionit për hetimin e pasurive dhe sekuestrimin e aseteve krimionale këto prona kapin vlerën e 4 milion eurove. Në njoftimin e policisë thuhet se këto pasuri sekuestrohen si apartamente, garazhe e tokë të dyshuara si të blera nga financa me burim kriminal.
Hetimi ndaj shtetasit Nikolin Janina ka nisur nga drejtoria e policisë tiranë e cila në përfundim të hetimit i është drejtuar gjykatës së krimeve të rënda për të marrë vendimin e sekuestros.
Këto prona kanë kaluar në administrim të agjensisë së pronave të sekuestruara në varësi të ministrisë së financave ndërsa pritet që gjatë shqyrtimit gjyqësorë biznesmeni të paraqes prova për të justifikuar krijimin dhe mënyrën e blerjes së këtyre aseteve.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
19.6%
-
Pak
10.3%
-
Aspak
70.1%
Vota total: 107
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Spiun i sigurimit’/ Demalia ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë! Mua më përndoqi regjimi, lirinë time s’e blen dot
24 Janar, 18:29
-
Pas ndarjes, shqiptari në Itali tenton të shtypë me makinë ish-partneren
24 Janar, 18:09
-
Armëpushimi në Gaza, Hamasi zbulon emrat e 4 pengjeve që do të lirohen këtë fundjavë
24 Janar, 18:01
-
FOTOT/ Grevë e përgjithshme në Serbi, aksion edhe në Mitrovicë të Veriut
24 Janar, 17:49
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Këto shenja të horoskopit nuk i shfaqin kurrë emocionet e tyre
24 Janar, 17:45
-
Kroatët bojkotojnë blerjet për shkak të rritjes së çmimeve
24 Janar, 17:43
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë zgjedhës kanë të drejtë të votojnë, por rreth 1 milion s’kanë mundësi praktike të votojnë…
24 Janar, 17:32
-
Kievi: Nuk ka negociata Putin-Trump pa Evropën dhe Ukrainën
24 Janar, 17:24
-
Kukës/ Qarkullonte me kokainë dhe hashash në makinë, ‘Shqiponja’ prangos 24-vjeçarin
24 Janar, 17:17
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55