TIRANE - Edhe gjatë ditës së sotme kanë vijuar akuzat nga selia rozë, kundër fëmijëve të Kryeministrit Berisha, por edhe dhëndrit të tij, për pasurinë e tyre.
Akuzat e ardhura prej deputetit socialist Taulant Balla sollën gjatë ditës së djeshme reagimin e Argita Malltezi dhe Shklëlzen Berisha (fëmijët e Kryeministrit) të cilët deklaruan se shtimi i pasurisë së tyre ishte i ligjshëm dhe se çështjen do ta çonin në Gjykatë.
Nga selia rozë ku dha një konferencë për shtyp, Balla tha sot se “asgjë nuk do ja mbyllë gojën për të treguar fakte të tjera.”
“Jam thellësisht i keqardhur që Argita dhe Shkëlzen Berisha reaguan dje vetëm duke shpifur për kryetarin e Partisë Socialiste dhe nuk sqaruan si e kanë vënë pasurinë e tyre përrallore. Aq më keq që kërcënuan me një tjetër proces gjyqësor, në vazhdën e gjyqeve që kanë hapur me opozitën në një përpjekje të dështuar dhe të kotë, për të na mbyllur gojën”, u shpreh deputeti Balla.
Duke theksuar se pasuria e Argita e Jamambër Malltezit (bashkëshortit të saj) dhe Shkëlzen Berishës është krijuar në mënyrë të paligjshme dhe është më shumë se sa ata kanë deklaruar, Balla tha se të gjitha këto para i kanë vetëm “falë babit Kryeministër.”
“Unë do doja t’ju tregonin sot shqiptarëve se si mund të bëhen edhe ata aq të pasur, pa qenë fëmijët e Saliut. Se siç e dimë ne dhe mbarë shqiptarët, e di edhe Argita edhe Shkëlzeni se këto para dhe këto prona i kanë vënë vetëm falë babit kryeministër. Ai është Kryeministri më i korruptuar në këto 100 vjet shtet shqiptar. Prandaj o kalamajtë e babit, ju mund të hapni gjyqe sa të doni, madje dhe mund t’i fitoni ato me ushtarët e korruptuar të babit në gjykata por s’mund ta mbuloni të vërtetën e hidhur të qeverisjes së stërkorruptuar të babait tuaj, prej së cilës keni përfituar dhe përfitoni përditë. Ju ka mbetur edhe pak kohë, muaj, javë e ditë deri sa të përballeni me drejtësinë e vërtetë, e të pavarur që punon për Shqipërinë e shqiptarët e jo për babain tuaj”, deklaroi deputeti Balla.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3225
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35