Pasuria,Dokle:Nga të ardhurat e mia
është llogaritur dhe paga e vajzës

Pasuria,Dokle:Nga të ardhurat e mia<br />është llogaritur dhe paga e vajzës
Deputeti i vjetër Namik Dokle i cili ka deklaruar tërheqjen nga politika mandatin e ardhshëm ka sqaruar përse renditet i teti në listën e deputeteve më të pasur për 2015-n.
 
Nëpërmjet një statusi në facebook, ai deklaron se pavarësisht se bën një jetesë modeste pa të ardhura nga biznese të tjera përveç pagës së deputetit, në përllogaritjen e pasurisë për vitin e kaluar është përfshirë dhe paga e së bijës.

"Në shtyp janë botuar të dhëna mbi të ardhurat e deputetëve për vitin 2015. Shumë pozitive në emër të transparencës! Por aty-këtu krijohen edhe keqkuptime.
Nuk dua të merrem me të tjerë, sa dhe si kanë deklaruar, çfarë kanë harruar apo fshehur...

Por shikoj që në listë unë figuroj me të ardhura më të mëdha se shumë deputetë biznesmenë, ndërkohë që rroj vetëm me rrogën time, pa asnjë pasuri të lënë me qera, pa depozitë bankare, asnjë e ardhur dytësore përveç 300 dollarëve të paguara nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për leksione me politikanë të rinj. (Dhe për një monodrame të shfaqur në Korçë nuk pranova të marr honorar.)

Po pse atëherë del ajo shifër për «të ardhurat e mia»?

Po sqaroj atë që gazetat nuk e thonë...Në të ardhurat e mia është llogaritur edhe paga e vajzës time që punon mjeke në një spital privat në Itali, duke qenë edhe anëtare e Urdhrit të Mjekut Italian. Paga e saj është 5.8 herë më e madhe se paga e një deputeti shqiptar, por...është pasuri e familjes së saj. Dhe të mos harroj që nga kjo shumë që «llogaritet si e imja», rreth 40 përqind shkon në buxhetin e shtetit italian si taksë e paguar rregullisht.
Thjeshtë për transparencë, për miqtë e mi dhe jo për tjetërkënd!"


Sqaron Dokle në një status në facebook të titulluar transparencë për miqtë.

Tom doshi, Anastas Angjeli dhe Sali Berisha figurojnë 3 deputetet më të pasur të kuvendit sipas renditjes së Open Data, një organizatë joqeveritare.
Në llogaritjen finale përfshihen të ardhurat edhe nga bashkëshortet, fëmijët dhe bizneset e tyre.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!