TIRANE- Gjin Gjoni, gjyqtari i Apelit të Tiranës që u kallëzua nga ILDKP për fshehje të një pasurie prej 2.5 milion euro, ka arritur të fitojë dhe betejën e dytë me prokurorinë e Elbasanit, duke i fituar gjyqin në Apelin e Durrësit, për shfuqizimin e vendimit që zgjaste hetimet kundër tij, me 3 muaj të tjerë. Vendimi është marrë në 17 mars të këtij viti nga treshja e gjyqtarëve Agim Ferizaj, Valentina Sadiraj dhe Besim Trezhnjeva, të cilët kanë lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë në Elbasan.

Fill pas këtij vendimi, tashmë prokuroria e Elbasanit që prej disa kohësh ka nisur hetimet kundër gjyqtarit Gjonit, për “Falsifikim dokumentash” dhe “Fshehje të pasurisë”, duket se do marrë vendimin për