Pasuria, të ardhurat e Shkëlzenit
në 2 vjet vetëm nga Ismail Mulleti

Pasuria, të ardhurat e Shkëlzenit<br />në 2 vjet vetëm nga Ismail Mulleti
Publikimi i kontratave të ndërmjetësimit të shitblerjes së pasurive të paluajtshme, ka zbardhur edhe misterin e pasurimit të dyshimtë të Shkëlzen Berishës, nën hijen e pushtetit të babait, ku vetëm gjatë viteve 2009-2010 ka deklaruar mbi 600 mijë euro të ardhura, në këmbim të një shërbimi që figuron vetëm në letra.

Ismail Mulleti, biznesmeni me lidhje të hershme dhe të shumëfishta me Partinë Demokratike, rezulton si ‘sponsori’ kryesor i Shkëlzen Berishës, gjithnjë referuar deklaratave të pasurisë së djalit të ish-kryeministrit. Në vitin 2009, në deklaratën e pasurisë dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Shkëlzen Berisha, ndër të tjetra deklaron 200 mijë euro të ardhura nga aktiviteti privat i shitjes së pasurive të paluajtshme.

Këto para burojnë nga një kontratë me Ismail Mulletin, nënshkruar më datë 14 korrik të 2008, ku Shkëlzeni merrte përsipër të gjente shitësit potencialë të 57 494 m2 tokë në fshatin Rinia në Durrës. Zona kadastrale përkon me zonën ku ka blerë tokë Argita, për t’ia shitur Damir Fazlliç. Ndërkaq, referuar deklaratave të pasurisë, Shkëlzen Berisha, gjatë viti 2010, ka deklaruar edhe 150 mijë euro të ardhura nga aktiviteti si ndërmjetësues në fushën e pasurive të paluajtshme.

Këto para burojnë nga një tjetër kontratë, lidhur në 11 dhjetor të 2009, me kompaninë Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k, për t’i gjetur blerës për blerjen e rreth 50 mijë m2 tokë që kanë në pronësi, po në Fshatin Rinia në Durrës, duke marre si shpërblim 3 euro për çdo metër katrorë. Administratore e kësaj kompanie është Entela Shehaj, e cila rezulton ortake me Ismail Mulletin në kompani tjetër, IMAH 2014 sh.p.k. Pra, duket se Shkëlzeni është paguar nga të njëjtët njerëz në vite të ndryshme, për shkak të pushtetit të babit.

Pas 2013 biznesmenët braktisin Shkëlzenin
Rrëzimi i Sali Berishës nga pushteti në vitin 2013, ka ndikuar në trajektoren e pasurimit të Shkëlzen Berishës, nën aktivitetin si ndërmjetësues dhe konsulent ligjor. Siç duket, pas largimit të Berishës nga pushtetit, biznesmenët nuk kanë preferuar më që të kontraktonin Shkëlzenin, për shërbime fiktive.

Që pas largimit të Sali Berishës nga pushteti, rezulton Shkëlzeni ka lidhur vetëm një kontratë të majme si ndërmjetësues në shitblerjen e pronave. Në deklaratën e pasurisë, dorëzuar pranë ILDKP, për vitin 2015, Shkëlzen Berisha deklaron 210 000 euro të ardhura nga ndërmjetësimi. Të ardhurat e tjera nga kjo veprimtari janë modeste.

Megjithatë, vitin e largimit të Berishës nga pushteti, Shkëlzeni ka bërë edhe brero një pasuri të paluajtshme me vlerë 346 mijë euro. Referuar deklaratës së pasurisë, Shkëlzeni ka blerë një apartament me sipërfaqe 198 m2 dhe parking tek ETC, për 346 500 euro.

Pasuria e Shkëlzen Berishës ndër vite
Pasuria për viti 2009
Llogari rrjedhëse Banka Credins 461.783 lekë
Llogari rrjedhëse private Banka Intesa San Paolo 280.412 euro
Llogari rrjedhëse si person fizik Banka Intesa San Paolo 28.187 euro
Llogari rrjedhëse private Banka SEB 11.360 SEK
Kontratë për blerje automjeti tip Audi Allroad, të përdorur, prodhim i vitit 2007, për vleftën 18 mijë euro.
Të ardhura neto nga aktiviteti, si person fizik (konsulencë juridike) 796.713 lekë
Të ardhura neto nga aktiviteti privat në fushën e pasurive të paluajtshme 200.000 euro
 
Pasuria për 2011-2010
Shtuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo +130.203 euro
Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo – 3.600 lekë
Shtuar llogaria rrjedhëse private në Bankën SEB- Suedi +23.802 SEK
Llogaria rrjedhëse në Bankën Credins nuk ka ndryshime nga deklarimi i fundit (gjendja më 31.12.2010 është 462.371 lekë)
Të ardhura neto nga aktiviteti privat në fushën e pasurive të paluajtshme 150.000 euro
Të ardhura neto nga aktiviteti privat si person fizik (konsulencë juridike) 3.632.528 lekë
Kontratë qiramarrjeje të një banese në adresën: Vila B9, kompleksi ‘Garden Vila’, fshati Lundër, komuna Farkë, Tiranë për vlerën 1 mijë euro në muaj
 
Pasuria për 2011
Llogari rrjedhëse në Bankën Credins, pakësuar me 368 lekë.
Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 23 652. 68 euro.
Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 360 lekë.
Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 2 067. 91 euro.
Llogari rrjedhëse në bakën SEB, pakësuar me 5 145 13 SEK.
Të ardhura si konsulent juridik 1 842 680 lekë.
Kontratë qiraje të një banese në adresën Vila B9, Kompleksi Garden Vila, Fshati Lundër, Komuna Farkë, 12 000 euro.
 
Pasuria për vitin 2012
Të ardhura nga aktiviteti në fushën e konsulencës ligjore 5 668 384 lekë.
Kredie 55 000 euro për blerje automjeti.
Blerje automjeti me vlerë 85 000 euro.
Pagesë detyrimi 3 228 euro për kredi bankare për blerje automjeti.
Pagesë detyrimi 12 000 euro për marrje me qira të një banese në Farkë.
 
Pasuria për vitin 2013
Blerje apartamenti me sip. 198 m2 dhe parkingu në ETC, 346 500 euro.
Të ardhura nga konsulenca ligjore 4 520 814 lekë.
Të ardhura nga dhënia e apartamentit te ETC me qira, 31 964 euro.
Marrje kredie me vlerë 277 200 euro për blerje apartamenti.
Pagesë detyrimi me vlerë 2 796 euro për kredi.
Pagesë detyrimi me vlerë 9 673 euro për kredi për blerje automjeti.
Pagesë qiraje për zyrat në Lundër 4 800 euro.
 
Pasuria për vitin 2014
Të ardhura nga rroga nga "Albanian Legal Company", 1 266 628 lekë.
Të ardhura nga dividenti nga "Albanian Legal Company", 954 068 lekë.
Të ardhura nga qiraja, 50 350euro.
Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me - 17 673 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me - 46 932,75 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me - 156 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, shtuar me 1 621 719 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me - 1 279,66 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në Suedi, shtuar me 7 300 korona suedeze.
Kredi bankare 277 200 euro.
Detyrim huaje 34 222 euro.
 
Pasuria për vitin 2015
Të ardhura nga Konsulenca Juridike 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga punësimi 759 789 lekë.
Të ardhura nga ndërmjetësimi 210 000 euro.
Të ardhura nga qiratë 47 956 euro.
Pakësuar një llogari me 156 euro.
Shtuar një llogari bankare me 6 408 euro.
Shtuar llogari 996 400 lekë.
Pakësuar një llogari në euro me 8 308 euro.
Llogari e re me 96 574 euro.
Shlyer 29 154 euro detyrim kredi për blerje apartamenti, mbetur 254 005 euro.
Shlyer 12 912 euro kredi blerje makine.
Detyrim ndaj personi të tretë vlera 18 000 euro.
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg