Pasuritë, Ganaj do akses në Tims 
 "Kontroll lëvizjes së zyrtarëve"

TIRANE - Inspektoriati i Lartë i Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit kërkon akses në sistemin TIMS me qëllim kontrollin e gjithanshëm dhe real të gjendjes financiare të zyrtarve të lartë të vendit. Ky shqetësim që i ka vështirsuar punën ILDKPKI-së bëhet me dije në raportin e këtij institucioni për vitin 2014 qe u dorëzua tre dite me parë në Kuvend. 

Vlen të theksohet se shqetësim të veçantë ka paraqitur këtë vit marrja e të dhenave të përftuara nga sistemi TIMS (hyrje daljeve nga dhe në vend të zyrtarëve) duke vështirsuar ndjshëm procesin e nje kontrolli të gjithanshëm dhe real te gjendjes financiare jetesore te zyrtarve funksionar shtetrorë.

Për këtë arsye dhënia e aksesit të drejperdrejtë dhe të plotë ndaj të gjitha burimeve publike të të dhënave publike ose private që janë në diskonim, në institucione publike dhe private sikurse parashikohet në rekomandimin e Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, do të ishte një ndihmesë e madhe për inspektoriatin e lartë në përmbushje të misionit të tij megjithatë aksesi i drejtperdrejtë në bazat e të dhënave të disa institucioneve nuk është mundësuar ende. 

Përsa i takon bashkëpunimit ndërinstitucional, ILDKPKI thekson se marveshja e bashkëpunimit mes këtij institucioni dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë nuk është finalizuar ende duke mos u nënshkruar për shkak të mos funksionimit korrekt të KLD-së.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti