Policia e Shtetit ka nisur aksionin për sekuestrimin e pasurive që dyshohet se janë vendosur nga aktiviteti kriminal, sic është droga prostitucioni, apo krime të tjera.
Në ditët e para të operacionit “Vjeshtë 2017”, Policia ka sekuestruar apartamente, biznese, vila si dhe makina.
Deri më tani janë bllokuar 8 apartamente me sipërfaqe 678 m2, si dhe një vilë trekatëshe. Gjithashtu 9 biznese janë vendosur nën sekuestro të përkohshme si dhe 15 makina me vlerë më të madhe se 1 milionë euro janë bllokuar.
Të gjitha këto pasuri janë gjetur në katër qarqe, duke filluar nga Tirana, Vlora, Lezha dhe Berati.
Për të gjitha këto raste, Policia thotë se “Janë evidentuar si pasuri të dyshuara si janë krijuar, rrjedhin apo lidhen me veprimtarinë kriminale, apo që lidhen me to dhe që nuk justifikohen me burime të ligjshme”.
Policia ka referuar matrialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka kërkuar konfiskimin e këtyre pasurive. Do të jetë Gjykata e Krimeve të Rënda e cila do të vendosë për sekuestrimin ose jo të këtyre pasurive, që dyshohet se kanë si burim aktivitete kriminale.
Burime nga Policia e Shtetit sqarojnë për Report TV se pasi këto pasuri janë evidentuar është bërë verifikimi në terren, ku personat të cilat I posedojnë nuk e kanë argumentuar burimin e të ardhurave.
Aksioni për bllokimin e këtyre pasurive vijon në të gjithë vendin, ku pritet që të ketë pasuri të patundshme, si dhe biznese e makina të tjera të cilat do të sekuestrohen.
Më herët ka qenë Kryeministri Edi Rama I cili ka paralajmëruar sekuestrimin e pasurive të grupeve kriminale, një aksion I cili ka nisur tashmë dhe që pritet të zgjasë 3 muaj.
/Shqiptarja.com

VIDEO