Teksa në Shqipëri ka një përpjekje epike nga opozita dhe 400 gjyqtarë për të dobësuar rolin e ILDKP në zbatimin e ligjit të Vetingut, Perëndimi synon t’i japë Inspektoriatit kompetenca policore, për të goditur pasuritë e paligjshme të zyrtarëve të lartë.
Kompetencat e reja parashikohen në projektligjin për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, përgatitur nga OPDAT, EURALIUS dhe ekspertë shqiptar, bazuar në rekomandimet e ekspertëve antikorrupsion të Bashkimit Evropian dhe të gjetjeve të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Projektligji ka shkuar në dorë të anëtarëve të Komisionit për Reformën në Drejtësi, ndërsa pritet të shqyrtohet në ditët në vijim.
Kompetencat
Projektligji parashikon që, gjatë kryerjes së detyrave funksionale Inspektorët e Inspektoratit të Lartë gëzojnë atributet e Policisë Gjyqësore dhe kjo për sa i përket veprës
penale të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal dhe çdo vepre tjetër të lidhur me të. Projektligji shton një pikë në nenin 16 të ligjit aktual, duke u dhënë inspektorëve kompetencat e Policisë Gjyqësore, për të thelluar hetimet ndaj zyrtarëve me pasuri të pajustifikuara.
Po ashtu, sipas projektligjit veprimet e Inspektorëve të ILDKPKI kryen në përputhje të plotë me parashikimet e Kodit të Procedurave Penale dhe Ligji për Policinë Gjyqësore. Mbetet për t’u parë se si do të pritet ky parashikim nga opozita shqiptare, e cila ka një mosbesim dhe frikë të madhe nga ILDKP.
Të dashurat e zyrtarëve
Ndryshimet e propozuara në kuadër të luftës kundër korrupsionit, veshin me përgjegjësi ligjore edhe të dashurat e zyrtarëve, për vërtetësinë dhe saktësinë e të dhënave të deklaruara. Për herë të parë, në rrethin e personave të lidhur me zyrtarin, të cilët mbarin detyrimin për deklarim, shtohen bashkëjetueset apo bashkëjetuesit e zyrtarëve. Pra, bashkëjetueset, jo vetëm do deklarojnë pasurinë, por do të mbajnë përgjegjësi penale njëlloj si vetë funksionarët, për deklarim të rremë. Deri më sot, bashkëjetueset kanë shërbyer si strehë për fshehjen dhe kamuflimin e parave të dyshimta të disa funksionarëve të lartë.
Ashpërsimi i masave
Ligji përmban aktualisht 17 dispozita, të cilat rregullojnë dhe përmirësojnë kuadrin ligjor për çështje të rëndësishme, si procedurën e zgjedhjes dhe shkarkimit të Inspektorit të Përgjithshëm, rritjen e shpeshtësisë së kalimit në kontroll të plotë të deputetëve, publikimin e deklaratave të interesave private: në faqen zyrtare të ILDKPKI-së/ në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, ashpërsimin e masave administrative - me gjobë duke i bërë ato proporcionale dhe dekurajuese etj., duke synuar nga njëra anë rritjen në mënyrë të ndjeshme të pavarësisë institucionale të ILDKPKI-së dhe nga ana tjetër transparencën dhe llogaridhënien e saj ndaj publikut.
Fuqizimi
Misionet e SHBA dhe BE në Tiranë, OPDAT-EURALIUS, kërkojnë të fuqizojnë me ligj rolin e Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive për verifikimin e pasurive të mbi 6 mijë funksionarëve.
Kompetencat
Projektligji shton një pikë në nenin 16 të ligjit aktual, duke u dhënë inspektorëve kompetencat e Policisë Gjyqësore, për të thelluar hetimet ndaj zyrtarëve me pasuri të pajustifikuara.
Projektligjet e hartuara në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi
Projektligji “Për Presidentin e Republikës së Shqipërisë”.
Projektligji “Për ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr. 8116 datë 29.03.1996 “Kodi i procedurës civile”, të ndryshuar”.
Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin Nr. 152/3013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar”.
Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të ndryshuar.
Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8678 datë 14.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, të ndryshuar.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Projektligji“për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7895, date 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”.
Projektligji “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”.
Projektligji “për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 10173, datë 22.10.2009 “Për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë”, i ndryshuar.
Projektligji“ për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9157, datë 04.12.2003 “Për përgjimin e komunikimeve elektronike”, i ndryshuar.
Projektligji “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8328, datë 16.4.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve” , të ndryshuar”.
Projektligji “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr .8331, datë 21.4.1998 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”, i ndryshuar.
Projektligji “Kodi për Drejtësinë e të Miturve”
Projektligji “Për provimin e shtetit për juristët”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për profesionin e avokatit”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për noterinë””.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin “Për ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve””.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Avokaturën e Shtetit”.
Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për përmbaruesin Gjyqësor Privat””.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9049, datë 10.4.2003 ‘Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë’.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10192, datë 3.12.2009 ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese’ (Anti –mafia).
Projektligjin “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008 “ për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, i ndryshuar
Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 157, datë 10.10.2013 ‘Për masat kundër financimit të terrorizmit’
Projektligji “Për tarifat dhe shpenzimet gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”.
Projektligji “Për ndihmën juridike”.