Përbërësit:
- 1 kg patate
- 4-5 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle salcë domatesh
- 2-3 domate mesatare
- 1 gjethe dafinë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Patatet e qëruara i presim në kubikë dhe i lëmë në tenxhere me ujë që të mos nxihen. Në vaj kaurdisim qepën sa të vyshket, shtojmë domatet e qëruara nga cipa dhe të prera, më pas hedhim patatet dhe përzihen disa herë. Shtojmë salcën, kripën, gjethen e dafinës, piperin dhe lëng mishi ose ujë sa të mbulohen patatet. Vendosim kapakun dhe e lëmë gjellën të gatuhet në zjarr mesatar.
Komento
Komente












