Përbërësit:
- 500 gr gjoks pule
- 1 kg patate
- 2 domate
- 2 lgj gjalpë
- 2 lgj vaj ulliri
- Piper i kuq
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Gjoksin e pulës e marinojmë me erëzt, e kaurdisim derisa të marri faqen e duhur, shtojmë domatet e grira në kubikë derisa të na krijohet një salcë e trashë. Patatet I kemi zierë në ujë të bollshëm me kripë, kur të ftohen heqim lëkurën dhe I kaurdisim me yndyrë në një tigan të thellë. Shtojmë fileton e pulës tek patatet dhe e lëmë të marri një valë për rreth 6-7 minuta. Më pas e fusim në furrë për 10 minuta, nëse nuk duam ta fusim në furrë, kohëzgjatja e zierjes vazhdon për 16 minuta.