Patë me portokall dhe mollë nga zonja Albana

Patë me portokall dhe mollë

Përbërësit:

  • 1 patë
  • 4 portokalle
  • 3 mollë
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Ganitura:

  • 250 gr oriz
  • 2 speca të kuq
  • 80 gr pançetë e tymosur
  • Kripë, piper

Salca:

  • Lëngu dhe lëkura e 2 portokalleve
  • 1 karrotë
  • 1 lgj mjaltë
  • Spec djegës

Përgatitja:

Pasi e kemi pastruar mirë patën e marinojmë me gjalpë, kripë dhe piper.Vendosim në një tavë një shtresë me mollë dhe portokalle të prera në feta. Disa feta mollë dhe portokalle i vendosim në brendësi të patës. E vendosim patën në tavë mbi bazën e krijuar me frutat dhe e lemë të piqet në furrë avash avash.

Kaurdisim me pak vaj ulliri pançetën dhe specat të prera në shirita. Më pas shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta, shtojmë ujë ose buljon dhe e lemë orizin të gatuhet për rreth 15 minuta.  

Ndërkohë përgatisim salcën shoqëruese. Vendosim në një tigan ose tenxhere karrotat të grira imët. I kaurdisim për 1 minutë, më pas shtojmë pak mjaltë, spec djegës, lëkurë të grirë portokalli dhe lëngun e dy portokajve. E lemë salcën të lidhet dhe më pas e kalojmë në frulatim që të krijohet një salcë kremoze e njëtrajtshme. Me këtë salcë lyejmë mirë patën që po piqet në furrë dhe pjesën tjetër e vendosim në një salciere të vogël ku servirim patën së bashku me garniturën me oriz dhe speca.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen