Patëllxhanë me domate dhe erëza të freskëta
Përbërësit:
- 5-6 patëllxhanë të gjatë dhe të hollë
- 4 thelpinj hudhër
- 3 lugë vaj ulliri
- 4 domate mesatare
- Kripë dhe piper i zi i porsabluar
- Erëza të freskëta: mendër, borzilok, majdanoz sipas dëshirës
Përgatitja:
Qërojmë dhe presim patëllxhanët në feta të holla për së gjati. I vendosim me pak kripë që të nxjerrin lëngun për 20–30 minuta. Më pas i shpëlajmë dhe thajmë mirë me letër kuzhine. Në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe shtojmë hudhrën derisa të marrë aromë (pa e djegur). Vendosim patëllxhanët dhe i skuqim lehtë nga të dyja anët derisa të zbuten. Shtojmë domatet e prera në kubikë, kripën dhe piperin, dhe i lëmë të gatuhen ngadalë për disa minuta derisa salca të trashet. Në fund shtojmë erëzat e freskëta të copëtuara duke i përzier butësisht.
Komente












