PATËLLXHANË TURSHI
Përbërësit:
- 1 kg patëllxhanë
- 500 ml ujë
- 500 ml uthull e bardhë
- 2 lgj kripë
- Mbushja:
- Speca të kuq dhe jeshil
- Karrota
- Majdanoz
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Grijmë lakrën hollë, specat e kuq dhe jeshil i presim në kubikë, karrotat sërish në rende, i bashkojmë të gjitha këto në një tas me majdanoz dhe vaj ulliri, kripë, uthull dhe limon. Patëllxhanët i presim në katër pjesë duke mos prerë skajet, i vendosim në ujë të zierë më kripë për 4-5 minuta. I shtrydhim dhe vëmë mbushjen me perimet që kemi përgatitur, i vendosim në një kavanoz qelqi duke shtuar ujin dhe uthullën e vakët.
Komento