Patentat e Tahirit, Basha: Të
enjten në Kuvend përballje totale

Patentat e Tahirit, Basha: Të<br />enjten në Kuvend përballje totale<br>

Pas mbledhjes së grupit të PD, Lulzim Basha ka deklaruar se kjo është një javë përballje e opozitës me qeverinë pas sekuestrimit të mbi 800 mijë eurove në Elbasan dhe patentave të Tahirit në makinën e nje biznesmen. Kryetari i PD, theksoi se java e përballjes ka nisur që sot në komisione, ndërsa do të vijojë edhe ditën e enjte në Kuvend në seancën plenare.

Shikoni analizën e GF për parcelat e drogës që janë zbuluar nga viti 2015. Këtë vit që kultivimi i drogës nuk është i njëjtë si në 2016, Rama bërtet fitore, por nuk është as Rama dhe as policia e korruptuar, por përgjegjëse për rënien e prodhimit është çmimi, shkoni në Tepelenë, më lirë do të bleni kanabisin se çajin ka shkuar kilja e kanabisit nga 50 deri 80 euro kilogrami, pasi presin të trafikohen drejt Europës. Jemi në kushtet e narko-republikës.

Zgjidhje është largimi i Ramës, që të shemben lidhjet e politikës më krimin dhe këtë nuk e bë Rama me planet sekret. Plani sekret që di Rama nuk është më plan sekret. Rama duhet të jepte dorëheqjen, do të zgjerojmë koalicionin me cdo faktor politik dhe jo politik.

Qeveri anti mafia për të realizuar reformën zgjedhore. Kemi një strategji e cila po shpaloset ditë pas dite. Kjo javë që ka nxjerrë në pah edhe trafikun e parave cash të trafikut të drogës është një javë përballje totale e opozitës në komisionet parlamente, sikur do të vijojë edhe ditën e enjte në Kuvend” deklaroi Basha.

Gjykata e Elbasanit la në burg pa afat para dy ditësh Orest Lefter Sotën, i cili nuk iu bind urdhrit të policisë te ndalonte, ndërsa në automjet iu gjetën 835 mijë euro dhe dy patenta në emër të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për drejtimin e mjeteve lundruese e një të bashkëshortes së tij. Basha akuzoi policinë për fshehje të ngjarjes. 

VIDEO/ Deklarata e plotë e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Bashës, pas mbledhjes së grupit të PD

Deklarata e plotë:
Shteti i rënë, qeveria e rënë de facto, narkoshteti i ulur këmbëkryq në jetën e përditshme të çdo shqiptari, janë shqetësimi më i madh i vendit, janë kauza kryesore e betejës opozitare. Edi Rama është sot një kryeministër i rënë politikisht, i rënë moralisht, i rënë brenda vendit, i rënë jashtë vendit. Çdokush e tregon me gisht, si njeriun që ideoi dhe zbatoi projektin e Shqipërisë, hambar droge.

Mjafton të shikoni analizën e Guardia di Finanzës. Në vitin 2013 - 300 parcela droge, në 2014 - 800 parcela droge, në 2015-1400 parcela droge dhe në 2016 – 2086 parcela droge të zbuluara vetëm nga Guardia di Finanza, e cila vrojton jo më shumë se 20% të territorit. Këtë vit, që kultivimi i drogës nuk është i njëjti si në 2016-ën, Edi Rama bërtet “fitoren”.

Në fakt, nuk është as Edi Rama, as policia e korruptuar e Haki Çakos me shokë, përgjegjëse për këtë rënie të prodhimit, përgjegjëse për këtë rënie të prodhimit, siç e di çdo shqiptar dhe fakir fukarenjtë që i ka shtyrë dëshpërimi dhe mjerimi drejt këtij veprimi të paligjshëm, është çmimi. Shkoni në Tepelenë. Më lirë do të blini kanabisin se sa çajin e malit. 50 deri në 80 Euro kilja e kanabisit. Sepse, mijëra tonelata kanabis të prodhuara kryesisht në vitin 2016, presin të trafikohen drejt Europës.

Trafikohen ditë për ditë, siç kapen ditë për ditë nga autoritetet italiane. Prandaj, jemi në kushtet e një narko-republike e cila nuk ka më asnjë legjitimitet. Zgjidhja e vetme është largimi një orë e më parë e Edi Ramës, një qeveri anti-mafia, e cila të shkëpusë, të shembë, lidhjet e politikës me krimin.

Këtë nuk mund ta bëjë Edi Rama me marrëzirat që këput me “planet sekrete”. Planet kundër krimit gjithmonë janë sekrete. Kujt ia shet këto dëngla. Plan sekret që e di Edi Rama, nuk është plan kundër krimit. Prandaj, zgjidhja e vetme për vendin, jo thjesht për opozitën, për Partinë Demokratike, është largimi një orë e më parë i një njeriu të provuar katërcipërisht të lidhur me krimin.

Nuk ka shqiptar dhe nuk ka faktor perëndimor mos ta ketë të qartë përgjegjësinë politike të Edi Ramës për shndërrimin e Shqipërisë në një narko-shtet dhe kjo do të mjaftonte për çdo njeri, të jepte dorëheqjen.

Opozita do të vazhdojë betejën për largimin e tij dhe të qeverisë së tij dhe do të vazhdojë të zgjerojë koalicionin me çdo qytetar shqiptar dhe çdo faktor tjetër politik dhe jo politik për të realizuar një mision kombëtar, një imperativ kombëtar - largimin e Edi Ramës, një qeveri antimafia që të shembë lidhjen krimit me politikën, të realizojë reformën zgjedhore dhe sovrani të vendosë qeverisjen e ardhshme.

Pyetje: Keni një strategji për këtë zoti Basha, do të filloni protestat?

Basha: Kemi një strategji,e cila po shpaloset ditë pas dite, javë pas jave.

Pyetje: Do të ndërmerni ndonjë veprim konkret? Çfarë mekanizmi do të përdorni?

Basha: Kjo javë e cila ka nxjerrë në pah edhe një nga aspektet e shëmtuara, kriminale të kësaj qeverisjeje, siç është trafiku, apo transporti i parave kesh të trafikut të drogës, si ato që u kapën në Elbasan dhe u mbajtën të fshehta me urdhër të Edi Ramës, është një javë përballjeje totale të opozitës, sic e keni parë, sic ka filluar ditën e sotme në komisonet parlamentare dhe sic do të vazhdojë deri ditën e enjtë ne seancë plenare

Pyetje: Kur do t’i bëni publike faktet e reja që keni z.Basha?

Basha: Faktet po bëhen publike dhe opozita është jashtëzakonisht e angazhuar së bashku me qytetarët, me punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit dhe cdo organ tjetër të paprekur dhe të pacënuar nga trafiku i drogës dhe natyrisht me partnerët tanë strategjikë.

dy.b/shqiptarja.com

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf