Patentat/ Test i ri për shoferët
e autobusëve dhe të kamioneve

Patentat/ Test i ri për shoferët<br />e autobusëve dhe të kamioneve
Drejtuesit e autobusëve dhe kamionëve të tonazheve të rënda do të mund ta ushtrojnë profesionin vetëm pas pajisjes me Certifikatën e Aftësisë Profesionale (CAP), e cila do t’u jepet pas një testi për këtë qëllim.

Përmes një Udhëzimi të publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare, Ministria e Transporteve përcakton se kjo certifikatë do të jetë e detyrueshme për drejtuesit e mjeteve që zotërojnë leje drejtimi të një prej kategorive C1, C1E, C dhe CE, si dhe drejtuesit e mjeteve që zotërojnë leje drejtimi të një prej kategorive D1, D1E, D dhe DE. “Pajisen me CAP për transportin e mallrave drejtuesit e mjeteve që zotërojnë leje drejtimi të një prej kategorive C1, C1E, C dhe CE. Pajisen me CAP për transportin e udhëtarëve drejtuesit e mjeteve që zotërojnë leje drejtimi të një prej kategorive D1, D1E, D dhe DE”, thekson Udhëzimi.

Certifikatat do të lëshohen nga Drejtoria e Përgjithëshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, ndërkohë që e përfitojnë automatikisht pa testim, drejtuesit e mjeteve të kategorive C dhe CE, D dhe DE. “DRSHTRR-ja pajis me CAP të gjithë kandidatët e shpallur fitues të testeve respektove Gjithashtu, DPSHTRR do të pajisë me CAP për herë të parë, pa iu nënshtruar kualifikimit dhe pa testim, drejtuesit e mjeteve të cilët kanë leje drejtimi të kategorive C dhe CE, D dhe DE ose leje drejtimi të njohura si të barazvlershme, para datës së hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi.

Modalitetet për pajisjen me CAP të këtyre drejtuesve përcaktohen nga DPSHTRR-ja”, thekson Udhëzimi. Testimi do të bëhet nga autoshkollat që plotësijnë kushtet teknike për kryerjen e këtij testi.
 
*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com (print) 22 tetor
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos