Patos, punëtori egjiptian 37 vjeç bie nga shtylla e tensionit të lartë dhe ndërron jetë! Ka të shoqëruar në polici

Patos, punëtori egjiptian 37 vjeç bie nga shtylla e tensionit të lartë dhe ndërron jetë! Ka të shoqëruar në polici

Shtyllë tensioni në Ruzhdie

PATOS - Një punonjës 37 vjeç me origjinë nga Egjipti që punonte në një kompani montimi në linjat e energjisë elektrike të tensionit të lartë në zonën e Ruzhdies ka rënë gjatë punës duke humbur jetën.

Trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit Fier nga po kryhet ekspertiza mjeko ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Policia bën me dije se M.S., ka humbur jetën si pasojë e rënies nga lartësia.

Sakaq, policia ka sqaruar personat përgjegjës të kompanisë ku punonte egjiptiani në Komisariat për veprime të mëtejshme.

'Në spitalin rajonal të Fierit, mbasditen e sotme është dërguar pa shenja jete, shtetasi egjiptian M. S., 37 vjeç, punëtor në një kompani për vendosjen e shtyllave te tensionit, e cila aktualisht po kryen punime në fshatin Ruzhdije, Patos. 

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi M. S., duke punuar për vendosjen e shtyllave të tensionit,  ka rënë nga lartësia, dhe për pasojë ka humbur jetën. 

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit personat përgjegjës për veprime të mëtejshme.', njofton policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar lidhur me egjiptianin që humbi jetën në Patos teksa punonte në një shtyllë tensioni të lartë për një kompani. Egjptiani ra nga lartësia dhe ndërroi jetë.

Konfederata e Sindikatave thekson se ky rast ngre alarmin për mungesën e kushteve teknike në punë në vendin tonë. Nga ana tjetër KSSH kërkon të vihen përpara drejtësisë përgjegjësit dhe dërgimi i trupit të egjiptianit të ndjerë në atdhe.

Reagimi i KSSH:

Alarmi jonë për sigurinë në punë prej vitesh bie në vesh të shurdhër të instansave përgjegjëse, teksa Inspektoriati i Punës vijon të mbetet ndër institucionet më të korruptuara në vend.

Një 37 vjeçar punëtor egjiptian ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia në një shtyllë tensioni në Patos.

KSSH nga informacionet paraprake mëson se shkak i aksidentit në punë është mungesa e kushteve të sigurisë teknike.

KSSH kërkon që përgjegjësit të dalin urgjentisht përpara drejtësisë dhe shteti të mundësojë dërgimin e trupit në atdhe të punëtorit egjiptian.

Inspektoriati i Punës të shtojë kontrollet në kantiere për të monitoruar nësë sipërmarrësit i rrespektojnë kushtet që lidhen me sigurinë teknike dhe të rishikohet rritja e penaliteteve.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/08/2024 01:06

    Aksidente ne pune po ndodhin gati cdo jave,ku ishin sindikatat deri tani,por u kujtuan vetem sot qe humbi jeten nje punonjes i huaj?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari