Patosi nën ujë, përmbyten 15 hektarë tokë bujqësore (VIDEO)

Pasditen e sotme i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu duke shkaktuar dëme dhe përmbytje në disa zona. Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në zonën e Zharrëz në Bashkinë e Patosit.

Mësohet se përmbytjet kanë përfshirë afro 15 hektarë toka bujqësore, duke përfshirë këtu sera dhe një pulari me 10 mijë krerë pula.

Burime për Report TV bëjnë me dije se dëmet janë shumë të mëdha në këtë zonë.

Ndërkohë, Bashkia e Patosit ka ngritur edhe Grupin e Emergjencave Civile për të marrë masat e nevojshme për përballimin e situatës së krijuar.

Reshjet e shiut duken se do vazhdojnë edhe për disa ditë të tjera, situatë e cila nuk favorizon rikuperimin e dëmeve në këto zona.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?