Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se debati i vrasjeve të 21 janarit të pesë viteve më parë, është një temë që mund t’i vlente vetëm atyre që sot “kanë ndryshuar parti, koalicion apo qeveri”.
Ky është debat krejtësisht i panevojshëm, sepse në këtë debat e kemi bërë njëherë dhe e kemi ezauruar plotësisht. Nuk di të ketë ndodhur asgjë më tepër se 4 viktimat e 21 janarit të 5 viteve më parë. Ka qenë një debat politik që sot mund të vlente vetëm për ata që kanë ndryshuar parti, koalicion apo qeveri dhe jo ne të tjerët. Dhe unë nuk kam dëgjuar sot asnjë prej tyre. Është debat politik i mbyllur mes nesh. Po ky debat ka elementin e vet juridik dhe kur gjyqësori flet politika hesht. Askush nuk ju pengon ju dhe as drejtësinë që të thotë fjalën e fundit”, u shpreh ish kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi.
Sipas tij, debati për 21 janarin ka edhe një element moral, që për demokratët është mbyllur njëherë e përgjithmonë ditën e 1 prillit, kur u firmos marrëveshja e koalicionit mes PS e LSI.
“Ky debat ka një element moral, morali i këtij debati është mbyllur njëherë e përgjithmonë ditën e 1 prillit kur ju firmosët koalicionin e turpit. Por ju e përdorni sot 21 janarin për të larguar vëmendjen nga problemet që ka sot Shqipëria”, theksoi Astrit Patozi.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com