Patozi: Dështimet e PD prej Bashës
Sali Berisha s'ndërhyn që nga 2013

Patozi: Dështimet e PD prej Bashës<br />Sali Berisha s'ndërhyn që nga 2013<br>
Ish-numri dy i Partisë Demokratike, Astrit Patozi thotë se përgjegjës për dështimet e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 2015-ës dhe ato të përgjigjshme në 25 qershor 2017, janë vetëm të Lulzim Bashës. 

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në Top-Channel, Patozi ka folur për rolin dhe ndikimin e Sali Berishën në Partinë Demokratike. Sipas Patozit, Berisha nuk ka asnjë ndikim në vendimet që merren në Partinë Demokratike, që prej ditës që dha dorëheqjen në vitin 2013. Patozi ia faturoi të gjitha dështimet e PD-së pas vitit 2013, kryetarit Lulzim Basha.

“Sali Berisha çfarëdo të ketë bërë, gjykoj aktet dhe jo fjalët apo kulisat, Sali Berisha dha dorëheqjen. Sa herë është pyetur ka thënë, unë nuk jam pjesë e vendimeve të PD-se dhe unë nuk bëj pjesë në debatin e brendshëm.

Nga viti 2013, roli i Berishës është i debatueshëm. Por, kam ardhur të flas për vendimet e Bashës. Ka marrë vendime vetë dhe u ka vënë firmën e tij.  Jemi në krizë për shkak të Lulzim Bashës”,
tha Patozi./tpz/

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin