Patozi: Kush është më e rëndë,
Ruçi kryetar apo Topalli armike?

Patozi: Kush është më e rëndë,<br />Ruçi kryetar apo Topalli armike?
TIRANE-Dy ditë para zhvillimit të seancës për konstituimin e Kuvendit të ri, ish deputeti i PD, Astrit Patozi ngre pyetjen për antikomunistët e tërbuar të 2017, sikur i cilëson ai, se cili fakt është më i rëndë, që Ruci do jetë kryetar Kuvendi, apo që Topalli u la jashtë nga Basha dhe u shpall armike e popullit.
 
Reagimi i Astrit Patozit erdhi pas deklaratave nga Basha dhe eksponentë të PD kundër Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe Xhafajt te Ministria e Brendshme.
 
Qëndrimi për dy rastet do të diskutohet edhe nesër në mbledhjen e grupit të PD.
 
NJË PYETJE TË THJESHTË PËR ANTIKOMUNISTËT E 2017-ËS
Një pyetje e thjeshtë kam për të gjithë antikomunistët e tërbuar, që thuhet se mezi po presin datën 9 shtator për të shprehur dhe shpalosur revoltën e tyre:
 
Kush është më e rëndë për ju, fakti që Gramoz Ruçi, me propozim të drejtpërdrejtë të Edi Ramës, nga deputet i përjetshëm i së majtës, që nga viti 1991, dhe së paku në 8 vjetët e fundit kryetar i grupit parlamentar te Partisë Socialiste, do të bëhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë?
 
Apo që Jozefina Topalli, me propozim të kryetarit të ngrirë (shkrirë) të Partisë Demokratike, nga deputete e përjetshme e së djathtës, që nga 1996-a e këtej (8 vjet prej tyre kryetare parlamenti), të shpallet armike e popullit, spiune e Sigurimit të Shtetit, e korruptuar, etj... etj..., se nuk dua t'i përmend të gjitha çfarë janë thënë e shkruar për të, në mungesë dhe me porosi të fitimtarit plebishitar të 22 korrikut?




dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit