Patozi në Report TV: Nëse PD hapet realisht, gjysma e anëtarësisë zgjedh Topallin

Drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e shikon hapjen e listave me 100 % apo me 2/3 e saj si një lojë taktike mes dy partive të mëdha për t'i ngulur thikën njëri-tjetrit. I ftuar në Report Tv, Patozi tha para gazetarit se asnjë nga propozimet nuk është në fakt një hapje reale e listave për partitë, por thjeshtë kleçka për të prishur garën e kundërshtarit. Megjithatë 'hapja  gjysmake e listave' siç Patozi e quan, është një hap para për Shqipërinë, por jo i plotë.

Propozimi i Jozefina Topallit nga demokratët e Shkodrës, për Patozin nuk do të thotë asnjë pasi nëse do të kishte fjalë të lirë mbi gjysma e PD e duan Topallin në partinë e tyre. Për Patozin propozimi i saj nuk është prova e hapjes së partisë, por ajo që do të bëjë Basha me emrin e saj dhe me listën.

Ai tha se nuk shikon asnjë të përbashkët mes Topallit  dhe PD që është aktualisht, ndërsa shtoi se Bindja Demokratike nuk bënë ftesa të veçanta pro fton publikisht këdo që është i lidhur me kauzën e partisë.

"Nuk shoh asnjë të përbashkët mes Topallit dhe PD që është sot. Nëse PD hapet realisht, Topalli do të propozohet nga gjysma e PD se e tillë ka qenë roli dhe figura e saj. Prova e hapjes nuk është propozimi, por se çfarë do të bëjë Basha me listën. ne si parti nuk bëjmë ftesa. Bindja Demokratike nuk është krijuar si hakmarrje e demokratëve të inatosu por si alternativë për shqiptarët, kush mbështet kauzën tonë është i mirëpritur në partinë tonë", tha Patozi.

Patozi tha se Shqipëria ka nevojë për një hapje reale të listave ku mos të ketë me kryetarokraci, por një korrektim kombëtar të votave dhe depolitizim të komisioneve që do i numërojnë këto vota. Ai beson se në fudn palët do të bien dakord për hapjen e plotë të listave, pasi kush refuzon do të mbajë faturën në fund.

"Për mua të dy palët janë hipokrit, të dyja palët janë autorë të kyçjes së listave dhe papritur ju shpërtheu dashuria për hapjen e listave dhe demokratizimin e vendit. Të dyja po e përdorin taktikisht për t'i ngulur thikën kundërshtarit. Shqipëria do të kishte nevojë për një hapje reale të listave për të gjitha partitë, korrektim kombëtar dhe depolitizimin të komisioneve që do të numërojnë votat. Ne po bëjmë vetëm çerekun e punëve që duhet të bëjmë. Shqipëria është pak më mirë seç ishte me hapjen gjysmake të listave, por besoj se do të bëhet hapja e plotë e listave, pasi kush nuk pranon do ta marrë faturën në fund", tha Patozi.

Në lidhje me fletën e votimit, Patozi tha se ajo që propozon PD me hapjen e plotë të listave dhe ruajtjen e koalicioneve i bie që fleta e votimit të jetë roman dhe të shpallen në të gjithë vendin 20 mijë kandidatë duke e kthyer procesin në të neveritshme dhe që nuk ndodh në asnjë vend të botës. Patozi tha se modeli i Kosovës është me listë të përbashkët dhe një fletë e thjeshtë votimi ku përcakton në kohë rekord fituesin.

"Me modelin e Kosovës është një fletë e thjeshtë votimi, ku partitë mund të kandidojnë  më vete ose me listë të përbashkët dhe numërimi bëhet në kohë rekord. Në rast se do të ruheshin koalicione sot dhe të hapeshin listat siç thotë PD nuk kemi fletë votimi, por roman pasi i bie çdo parti pjesëmarrje shumëzoji me 140 dhe dalin rreth 20 mijë kandidatë në gjithë Shqipërinë dhe kjo është e neveritshme dhe nuk ndodh në asnjë vend të botës", tha Patozi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:34
Deklarata e fortë e Patozit: Armiku ynë më i egër jo Rama, por ish-vëllezërit tanë të gjakut blu

I pyetur pse dalin kaq shumë parti të reja nga gjiri i PD-së, Astrit Patozi tha se për këtë duhet të gjendjet shkaku brenda PD dhe jo tek ai, Myslim Murrizi, Bamir Topi apo Rudina Hajdari. Ai tha se edhe sot kundërshtarin më të fortë kur doli si parti më vete nuk kishte qeverinë dhe Ramën, por 'ish vëllezërit' në PD, të cilëve ende nuk u ka dalë inati.

"Fakti pse dalin kaq shumë parti nga e djathta duhet të kërkohet shkaku tek ata që i shkaktuan brenda partisë dhe nuk mund të kërkohet as nga unë as, nga Bamir Topi, Murrizi apo Hajdari. Ne kundërshtarët më të egër nuk kishim qeverinë po ish vëllezërit tanë të gjakut blu demokratik, dhe ende sot nuk u ka dalë inati", tha Patozi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kavajsi: 28/07/2020 08:46

    Ti asnjehere nuk ke qene me PD-en dhe jo me demokrat por te kane shtyre interesat.

    Përgjigju
  • Rudi: 28/07/2020 01:44

    Si nuk të vjen turp nga vetja ty o Patoz,dil e pyeti njëherë ato demokratët e tu për ty. Jo ato që të rrethojnë,por dil në popull e kërko votë dhe do e marrësh përgjigjen mirë.

    Përgjigju
  • Vicifoli: 27/07/2020 23:07

    Demonkratet zgjedhin tu prije i madhi Flamur Noka

    Përgjigju
  • Andi: 27/07/2020 18:56

    Topalli, nje cope mishi me dy sy.Nuk e kuptoj se çfare ka bere Jozi,per te shpresuar tek ajo?Eshte vizionare,ka inteligjence politike,flet dhe ka mendime me brilante se te tjeret?Ajo,per mendimin tim,eshte Luli dhe Luli eshte ajo, ne politike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar