Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka sulmuar sërish Ramën se për faj të tij vendi dogji mundësinë për statusin e BE-së. Nga Vlora, ku u festua edhe 22-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike, Patozi tha se përgjigjen e këtij bllokimi, Rama do ta marrë ditën e zgjedhjeve më 23 qershor.
“5 muaj para fillimit të zgjedhjeve kemi përballë platformën e bllokimit, platformën e shpifjeve dhe mohimit të gjithçkaje. Ne jemi të sigurt që shqiptarët do ta refuzojnë më neveri këtë platformë më 23 qershor. Edi Rama është autori dhe protagonisti i kësaj politike. Edi Rama është përgjegjësi i vetëm i ngecjes së procesit të integrimit të vendit për 3 vjet radhazi dhe i bllokimit të statusit”, deklaroi Patozi.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Vlorës Ardi Kollozi dhe themelues të kësaj partie në qytetin bregdetar.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)