KQZ rrëzon kandidaturën e Shkarpës në Berat, Patozi: S'është rastësi, PD dhe PS janë bërë bashkë kundër BD

KQZ rrëzon kandidaturën e Shkarpës në Berat, Patozi: S'është rastësi, PD dhe PS janë bërë bashkë kundër BD

Komisioni Qendror i zgjedhje ka rrëzuar me vota unanime kandidaturën e partisë 'Bindja Demokratike' në qytetin e Beratit.

Anëtarët e këtij Komision e argumentuan votën e tyre duke thënë se Pavllo Shkarpa nuk është banor i zonës ku kandidon, siç parashikohet në ligj, por është regjistruar vetëm pak ditë pasi shpalli kandidaturën. Megjithatë, kryetari i kësaj partie, Astrit Patozi ka deklaruar se ky vendim është një "puç" ndaj BD nga dy partitë e mëdha, PD dhe LSI, shkaktare të krizës politike. Ai shprehet se këto dy forca politike kanë kërcënuar kandidatët e Bindjes që të tërhiqen nga gara, e ndërsa bën fajtore të drejtpërdrejtë PS për në qarkun e Beratit. Për Patozin, rrëzimi i kandidaturës së  Shkarpës dhe Devi Hebibasi, i cili u tërhoq fare papritur nga kandidimi, është një tregues se PS synon që të zgjedhjet e 30 qershorit të mos ketë asnjë konkurrent përballë.

Patozi njofton se do të apelojë vendimin e sotëm të KQZ për Shkarpën, e ndërsa paralajmëron qeverinë dhe PD që të heqë dorë nga këto goditje të ulëta ndaj njerëzve të saj.

Deklarata e plotë

"Përfaqësuesit e qeverisë në KQZ rrëzojnë arbitrarisht kandidatin tonë në Berat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dominuar nga përfaqësuesit e shumicës rrëzoi sot në mënyrë arbitrare kandidatin e BINDJES DEMOKRATIKE në Berat, zotin Pavllo Shkarpa, duke i hapur rrugën zgjedhjeve me një kandidat të vetëm në atë bashki. KQZ, e cila votoi si rrallë herë me unanimitet ishte sot shumë e vendosur për ta ndëshkuar kandidatin tonë, ndonëse në kundërshtim flagrant me kushtetutën e vendit. Argumenti i përdorur prej anëtarëve socialistë të KQZ, sipas të cilit zoti Shkarpa është regjistruar me vonesë në gjendjen civile të Beratit, nuk gjendet asgjëkundi në Kodin Zgjedhor apo në kushtetutën e vendit.

Vendimi absurd, që ngjante dukshëm si i paracaktuar, e çon në dy numrin e kandidatëve të BINDJES DEMOKRATIKE të përjashtuar nga gara prej qeverisë. Disa ditë më parë kandidati ynë për Skraparin, zoti Devi Hebibasi, u tërhoq fare papritur nga kandidimi, pasi u ndje i kërcënuar nga përfaqësuesit e "Rilindjes" atje. Vlen të theksohet se të dy kandidatët tanë të rrëzuar nga njerëzit e qeverisë i përkasin të njëjtit qark.

Vendimi i sotëm pason dorëheqjen e dy kandidatëve tanë në Lezhë e Kavajë, të cilët e morën vendimin të ndikuar dukshëm nga presioni i Partisë Demokratike. Dhe tashmë mund të flitet për një barazim të plotë mes "Rilindjes" dhe "Republikës së Re" në raport me gjuetinë ndaj kandidatëve tanë. E ndodhur në këto kushte, BINDJA DEMOKRATIKE deklaron se është e vendosur t'i shkojë deri në fund betejës së saj ligjore për të garuar me kandidatin e saj në Berat. Ndërkohë, ajo paralajmëron qeverinë që të heqë dorë nga këto goditje të ulëta ndaj njerëzve të saj, sidomos në qarkun e Beratit.

Nuk mund të jetë kurrësesi rastësi që kandidatët tanë po sulmohen njëkohësisht nga të dy partitë e vjetra, të cilat janë përgjegjëse për krizën e sotme që kalon Shqipëria. BINDJA DEMOKRATIKE fton partnerët tanë, të cilët janë të interesuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri, që të ushtrojnë të gjithë ndikimin e tyre që procesi të mos cenohet më tej, nga brutaliteti i qeverisë dhe i atyre që kërcënojnë të prishin zgjedhjet".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Para Laci: 23/05/2019 17:34

    Po' ik o budalla se ti nje lepirs i keq dhe pa burrerine,por me vjen keq per R.Hajdarin ne qoftese ja ke mbush mendjen ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë