Astrit Patozi e cilësoi si të panatyrshëm koalicionin opozitar mes PD dhe LSI, pasi sipas tij njerëzit i bashkon ideja dhe jo bashkimi mekanik. Për Patozin marrëveshja Rama-Basha vazhdon, jo e shkruar, por e heshtur, ndërsa i cilësoi kryeministrin dhe kryetarin e PD si dy ‘sulltanë’.
“Marrëveshja Rama-Basha vazhdon, jo e shkruar, por e heshtur. Marrëveshja vazhdon për ruajtjen e sistemit. Shqipëria ka dy sulltanë, njëri qeveris dhe tjetri që pret radhën. Basha nuk ka bërë asgjë për ta ndryshuar këtë.
Unë mund të kthehem te teza e Republikës së Re. Basha nuk e përmend më, pasi ishte i rremë dhe nuk ishte real. Ishte për të dalë nga çadra, trampolinë për të kaluar një vështirësi. Një politikan vizionar do i qëndronte, por nuk është i gatshëm ta bëjë, pasi ka qenë i pavërtetë.
Fronti opozitar me LSI? Koalicioni është kaq i panatyrshëm sa lufta që i shpallëm gjatë zgjedhjeve. E panatyrshme që zgjidhja të vijë përmes këtij bashkimi mekanik.
Unë mendoj se njerëzit bashkohen për shkak të ideve dhe jo të personave. LSI-së akoma nuk i është tharë boja dhe vula kur ishin në pushtet.
Një njeri që ka sherr brenda shtëpisë së tij nuk mund ta zgjidhë duke u pajtuar me komshiun. PD ka një traumë, e cila nuk ka ardhur për shkak të listës së deputetëve, e cila është e parëndësishme me problematikën e thellë” deklaroi ai në REPORT TV.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44%
-
Njësoj
18.4%
Vota total: 2011
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paris 2024/ Atletika debuton me rekorde, SHBA thyen ‘limitin’ në stafetën e përzierë 4×400 metra
3 Gusht, 19:57
-
Çim Peka për t’i shpëtuar hetimit e pranon edhe publikisht: S'jam unë pronari i Syri Tv
3 Gusht, 19:56
-
Kamioni shtron karrexhatën e Napolit me domate, 8 km radhë mjetesh në pikun e vapës
3 Gusht, 19:36
-
Nesër zgjedhje në Himarë, votohet kryetari i ri i bashkisë! Shqiptarja.com dhe Report Tv në transmetim maratonë: Nga vota e parë tek rezultati
3 Gusht, 19:30
-
Situata e zjarreve në vend, 26 vatra brenda ditës dhe 12 janë ende aktive! 450 forca në terren, harta e plotë
3 Gusht, 19:16
-
VIDEO/ Shkopi e godet në 'vend të keq', atleti humbet finalet e Lojërave Olimpike
3 Gusht, 19:10
-
Albin Kurti të hënën vizitë zyrtare në Shkup, pak ditë pas incidentit me Vjosa Osmanin në aeroport
3 Gusht, 19:06
-
Meteoriti që ra në afërsi të Berlinit është 4.5 miliardë vjeçar
3 Gusht, 19:04
-
Izraeli bombardon shkollën ku strehoheshin eksponentë të Hamas, 10 të vdekur
3 Gusht, 18:38
-
Si lindën mediat skuthe në Shqipëri: Furçe opozitës, por edhe ndonjë ministri apo zv/kryeministri!
3 Gusht, 18:30
-
Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalet e boksit! Siguron medaljen olimpike
3 Gusht, 18:17
-
Himara nesër në zgjedhje, policia plan masash: Garantojmë që e drejta e votës të ushtrohet e lirë! 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit
3 Gusht, 18:14