Patozi:Raporti OSBE u dha hakun 2
strategëve të marrëveshjes 18 majit

Patozi:Raporti OSBE u dha hakun 2<br />strategëve të marrëveshjes 18 majit
Lidhur me raportin e OSBE për zgjedhjet e 25 qershorit ka reaguar edhe ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi i cili në një shkrim në Facebook thumbon jo vetëm Ramën por edhe Bashën duke shkruar se raporti u mori hakun dy strategëve të 18 majit.

Si një ndër kritikët më të fortë të kryedemokratit ai shkruan se udhëheqësit virtual  nuk iu dha mundësia që të fshehë kokën pas raportit e për të justifikuar humbjet e tij.
 
Statusi i Plotë

Ky raporti i OSBE për zgjedhjet e 25 qershorit, edhe pse duket më i ftohtë dhe indiferent se pararendësit, ngjan t'u ketë dhënë hakun të dy strategëve të marrëveshjes së 18 majit. 
"Timonierin" e qeverisë nuk e ka lënë ta shesë si të lirë dhe të ndershme fitoren e vet, pavarësisht se ai mund t'i gëzojë frutet e saj edhe me cenet e vëzhgimit. Ndërsa udhëheqësit virtual të Republikës së Re nuk ia ka dhënë mundësinë që të fshehë kokën pas raportit për të justifikuar humbjet e veta të njëpasnjëshme.Ndoshta me të drejtë, se nuk mund të ketë gjyq, kur nuk ka padi. Dhe nuk mund t'i kërkosh asnjëherë gjykatësit të ankohet më shumë se paditësi . 
Ju kujtohet besoj që Lulzim Basha nuk pati asnjë kontestim derisa zgjedhjet përfunduan dhe doli rezultati.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje