Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi është kthyer pas në vite, pikërisht në kohën kur Ilir Meta u zgjodh President.
Ai ka risjellë në vëmendje një status të tijin, të datës 29 prill 2017, i cili shpjegon se përse ai nuk kishte nxituar të uronte kreun Ilir Meta për postin e ri.
Sipas tij, kjo është një ndihmesë modeste për të shpjeguar krizën dhe për të njohur më mirë shkaktarët.
Asokohe, në postim ai kishte thënë, se Meta shkoi në krye të shtetit si me barrelë.
"LSI votoi me shpirt ndër dhëmbë, se ua kishte futur Edi Rama. Ndërsa Partia Socialiste votoi me inat sikur po firmoste, jo për zgjedhjen, por për internimin e Ilir Metës." shkruan ndër të tjera Patozi.
Rikujtesë/ Statusi i vitit 2017
KËRKUAM QEVERI TEKNIKE...NA DHANË PRESIDENT TEKNIK
Kisha dy arsye pse nuk u nxitova dje të "uroj" Presidentin e sapozgjedhur, Ilir Metaj. E para, se prita radhën...Dhe më e rëndësishmja, se nuk doja ta prishja solemnitetin e gëzimit të atyre që e çuan, si duke e mbajtur në barrelë drejt majës së shtetit, por edhe merzinë e atyre që u zhgënjyen nga zgjedhja e tij, pasi kishin pritur diçka tjetër.
I vetmi që kishte një arsye për ta mbështetur dje në parlament ishte Ben Blushi, por pikërisht ai votoi kundër. Dhe arsyeja e vetme ishte se ata të dy kanë qenë shokë gjimnazi.
Të gjithë të tjerët, bënë të kundërtën e asaj që donin. LSI votoi me shpirt ndër dhëmbë, se ua kishte futur Edi Rama. Ndërsa Partia Socialiste votoi me inat sikur po firmoste, jo për zgjedhjen, por për internimin e Ilir Metës.
Ky është presidenti që duam, në Shqipërinë që duam, me policinë që duam, me drejtësinë që shumë shpejt do ta duam...prej "Rilindjes" që aq shumë e deshëm dhe e duam...
Mbetet për t'u konsumuar vetëm akti i fundit, nëse do të kemi apo jo edhe opozitën që duam...
i dashur astrit kjo eshte politika.e ke kapur dhe bravo te qofte por mos e nxirr veten jashte .nuk te taksi sala ndonje karrige se dhe ti do e kishe dredhur .nuk e dime deri ku por hajt po e bejme nje perjashtim per ty.nqs je ashtu sic thua atehere behu me me pak te keqen e shqiperise qe eshte ps ja
PërgjigjuKemi nevoje per detox politiko shoqeror. Le te fillojme ti kerkojme llogari ketyre politikaneve per cdo veprim
Përgjigju