Patriarkana e Jeruzalemit anulon drekat dhe darkat e Krishtlindjeve: Paratë do të shkojnë në Gaza

Patriarkana e Jeruzalemit anulon drekat dhe darkat e Krishtlindjeve: Paratë do të shkojnë në Gaza

Zyrat e Patriarkanës Latine të Jeruzalemit

1703169574_pat.jpg

Zyrat e Patriarkanës Latine të Jeruzalemit

Nuk ka dreka dhe darka për urimet e Krishtlindjeve në zyrat e Patriarkanës Latine të Jeruzalemit. Paratë e kursyera nga festimet do të dhurohen për popullsinë e Gazës, Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit.

“Duke nderuar udhëzimin e patriarkëve dhe krerëve të kishave të Jeruzalemit për të anuluar të gjitha festimet jofetare gjatë sezonit të Krishtlindjeve dhe në shenjë respekti për të gjitha humbjet njerëzore të pafajshme të vëllezërve dhe motrave tona në Tokën e Shenjtë, veçanërisht në Gaza", Patriarkana Latine e Jeruzalemit ka vendosur kështu të "anulojë të gjitha drekat dhe darkat tradicionale të Krishtlindjeve të mbajtura çdo vit në zyrat e ndryshme për 2000 punonjësit e saj në të gjithë Dioqezën (Izrael, Palestinë, Qipro dhe Jordani)". 

“Në shenjë solidariteti me vuajtjet e shumë njerëzve”, patriarkana ka vendosur “të dhurojë koston e parashikuar të këtyre ngjarjeve prej 45 mijë dollarësh në fondin e urgjencës të nisur në 2 nëntorin e kaluar me kartën e Patriarkut, Pierbattista Pizzaballa, duke shpresuar se kjo do të kontribuojë në zbutjen e vuajtjeve të shumë njerëzve në të gjithë Gazën, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin."


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamasi: Nuk ka marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve nëse lufta nuk përfundon! OKB: Rreth 570 mijë njerëz në Gaza po vdesin nga uria


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur