Patriarku Irinej: Rusia të na ndihmojë
të mbajmë Kosovën

Patriarku Irinej: Rusia të na ndihmojë<br />të mbajmë Kosovën

Patriarku i Kishës Ortodokse serbe, Patriku Irinjej ka folur rreth iniciativës së Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për dialog të brendshëm me Kosovën.

Patriarku Irinej ka thënë se Kisha Ortodokse serbe ka shpresa e mëdha se president ii Serbisë Aleksandër Vuçiç do të gjejë një zgjidhje optimale. 
 
Patriarku ka komentuar situatën e dialogut të mundshëm me kosovën duke e cilësuar se Vuçiç mendon  të njejtën gjë ashtu siç e mendon vetë kisha dhe njerëzit.

Patriarku Irinej është ndalur dhe tek ndihmesa e madhe që mund t’i japë Rusia shtetit serb për të ruajtur Kosovën, ndërsa e ka cilësuar se nuk mund të humbasim  diçka që gjithmonë ka qenë e jona, transmetojnë  mediat kosovare.

Patriarku i Kishës Ortodokse serbe ka komentuar duke e cilësuar se tragjedia  jonë e madhe  është se njerëzit janë larguar  nga Kosova ndërsa shton se :

“Tragjedia jonë dhe problemi është se njerëzit nuk po kthehen. Zgjidhja e parë dhe detyra më e madhe është që të rimarrim sa më shumë njerëz që janë zhvendosur nga Kosova”, ka thënë patriku i Kishës Ortodokse”.
 
Ndërsa  vetë Patriarku i është lutur zotit që most a lë Kosovën  si vend të torturës, ndërsa ky nuk është rasti i parë që deklaratat e patriarkut kanë gjuhë me karakter nacionalist kundër Kosovës.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre