Shefi i policisë kufitare në Malin e Zi, Vasko Akoviç, ka dhënë dorëheqjen pasi patriarku serb Porfirije hyri në Malin e Zi pa u kontrolluar dhe pa u evidentuar.

Shefi i qendrës Rajonale të Policisë Kufitare Vesko Akoviç, tha se nuk ishte në dijeni për ardhjen e patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, për të cilën mori përgjigjen se arsyeja për këtë ishte se gjithçka mbahej sekret dhe se vetëm disa njerëz dinin për të.

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KPS) Porfirije, mbërriti dje në Podgoricë me helikopter nga Beogradi.

Sipas informacioneve, helikopteri zbriti në kampin e policisë në lagjen Zllaticë të Podgoricës, ku Porfirija ishte në pritje të automjeteve që transportuan delegacionin e KSHP-së në Villa Goricë.

Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Porfirije kanë nënshkruar dje Marrëveshjen Themelore ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe KPS-së.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore, delegacioni shkoi në manastirin e Dajbabes, dhe më pas pak pas orës 13:00 nga aeroporti i Podgoricës me helikopter u kthye në Serbi.