Patriarku serb Irinej nderoi me
medalje Anastas Janullatosin

Patriarku serb Irinej nderoi me<br />medalje Anastas Janullatosin
Aleanca e përjetshme e krerëve ortodoks sllavë e grekë. Nga provokimet serbe deri te pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë.

Tirana priti më 1 Qershor 2014 krerët më të lartë të disa kishave ortodokse botërore si Patriarku Ikumenit me qendër në Stambollë, Vartholomeu, Patriarkun e Jeruzalemit Theofil i III, Patriarkun e Rumanisë, Daniel, Patriarku i Serbisë, Irinej, Kryepeshkopin e Greqisë, Jeronimin, atë të Qipros, Krisostomin, Kryepeshkopin e Varshavës, Sava, dhe shumë delegacione të larta fetare nga Rusia etj. Ky takim kishte për qëllim shenjtërimin e kishës në Tiranë “Ringjallja e Krishtit”.

Në këtë meshë madhështore pati edhe incidente të ndryshme, ku Patriarku i Serbisë, Irinej me tifozët e tij nacionalistë përmbysën kupën e bukës së mikpritjes shqiptare. Nga këto provokime nuk reagoi kryepeshkopi i Shqipërisë hirësia e tij z.Anastas Janullatosi. Tek e fundit përse duhet të reagonte z.Janullatosi, kur nuk ishin ofenduar grekët dhe Greqia, por ishin ofenduar shqiptarët dhe Shqipëria!? E përse duhet të reagonte z.Janullatosi nga provokimet serbe për pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë, tek e fundit ai, ka mbaruar shkollën e rezervistëve në drejtimin për një luftë të Greqisë kundra Shqipërisë!

Pati mendime të ndryshme se përse nuk u ftua në këtë aktivitet kryepeshkopi i Maqedoninë dhe i Ukrainës duke menduar se mosftesat lidhen me çështjet politike, por e vërteta është krejt ndryshe. Kryepeshkopi i Maqedonisë z.Stefan nuk është ftuar në aktivitetin e Tiranës, sepse Patriarku i Stambollit z.Vartholomeu, në vitin 2013, ka bërë një reagim të fuqishëm kundër kryepeshkopit të Maqedonisë z.Stefanit, ku përmendi problemet që ka kjo kishë si mos njohja nga asnjë kishë e botës, arrestimin dhe burgosjen e Peshkopit të Ohrit z.Joan, i cili është dënuar për shpërdorim fondesh me rreth 3 vjet burg. (Kisha ortodokse e Maqedonisë është shkëputur nga gjiri i kishës serbe në vitin 1967, por asnjëherë nuk është njohur nga asnjë kishë ortodokse në botë).

Por mosftesa nga ana Kryepeshkopit të Shqipërisë hirësia e tij z.Anastas ndaj kryepeshkopit të Maqedonisë Stefan lidhet edhe me dy probleme personale që ka Anastas Janullatosi me këtë drejtues ortodoks. Kryepeshkopi i Maqedonisë Stefani, kur ka qenë Peshkop i kishës së Ohrit në fillim të viteve 1990 ka pagëzuar prift, priftin e kishës së Elbasanit “Shën Maria”, At Nikoll Markun, i cili njihet si kundërshtari më i ashpër i kryepeshkopit të Shqipërisë z.Anastas Janullatosit. Problemi tjetër personal i Janullatosit me kryepeshkop Stefanin lidhet edhe me çështjen e pazgjidhur të emrit që ekziston prej kaq vitesh midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Sa për çështjen e mosftesës së Kryepeshkopit të Ukrainës që disa analistë e lidhin me problemet politike që ekzistojnë midis Ukrainës dhe Rusinë, kjo nuk është e vërtetë sepse në Tiranë më 1 Qershor nuk ishin ftuar as krerët e kishave ortodokse Armene, Gjeorgjiane, Moldave dhe e shumë vendeve të tjera të cilat nuk janë anëtare e Lidhjes së Fshehtë të disa kishave sllave dhe greke.

Në aktivitet u panë e fytyrat e nacionalistëve grek që punojnë prej shumë vitesh për aneksimin e jugut të Shqipërisë si greko-amerikani Nikola Geixh, të cilët janë miqtë e ngushtë të z.Anastas Janullatosit. Pati edhe zëra mirënjohje se Tirana për herë të parë bashkoi disa krerë ortodoksë, por e vërteta është krejt ndryshe. Takimi në Tiranë më 1 Qershor nuk ishte i rastësishëm, ai takimi ishte i përcaktuar që në fillim të vitit 2013.
     Patriarku i Serbisë, Irinej erdhi në 1 Qershor për t’i kthyer vizitën mikut të tij Kryepeshkop Janullatosit, i cili qëndroj disa ditë në Serbi në Tetor 2013, ku u takua edhe me krerët më të lartë të shtetit serb.
 
Anastas Janullatosi nderohet nga patriarku i Serbisë Irinej
 
     Më 5 Tetor 2013 në Beograd u mbajt mesha me rastin e 1700-vjetorit të nënshkrimit për lutjet dhe liritë fetare (Ediktit të Milanos, vitit 313). Kjo meshë u festua në katedralen e Kryeengjullit Mihal me nisjen e lutjeve nga Patriarku i Stambollit Vartholomeu, Patriarkun e Jeruzalemit Theofil i III, Patriarku i Rusisë, Kiril, Kryepeshkopi i Qipros, Krisostomos, Kyrepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi, Kryepeshkopi i Vrashavës, Sava, etj. Pas përfundimit të riteve fetare krerët ortodoks patën takim me Kryetarin e Serbisë Nikoliç, Kryeministrin Ivica Daçiç dhe ministrat etj. Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç shtroji një drekë për nder të krerëve të kishave ortodokse që kishin ardhur.

     Pas këtij aktiviteti karvani i krerëve ortodoks botëror udhëtoj më 6 Tetor 2013, për në qytetin e Nishit, në vendlindjen e Kostandinit të Madh. Falja e ditës u krye në kishën e sapondërtuar të Shën Kostandinit dhe Elenës, e cila u ndoq nga rreth 15 mijë njerëz. Pas ritualeve fetare Patriarku i Serbisë Irinej u ndau medalje të artë të akorduar nga Sinodi i Shenjtë i Kishës së Serbisë “Perandori Kostandin”, drejtuesve të kishave ortodokse, midis tyre dhe kryepeshkopit të Shqipërisë hirësisë Anastas Janullatosit.

     Më 7 Tetor 2013 krerët ortodoks si Patriarku i Stambollit Vartholomeu, Patriarkun e Jeruzalemit Theofil i III, Patriarku i Rusisë, Kiril, Patriarku i Serbisë, Irinej Kryepeshkopi i Qipros, Krisostomos, Kyrepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi, Kryepeshkopi i Vrashavës, Sava, vazhduan turneun për në kryeqytetin e Malit të Zi, Potgoricë ku mbajtën meshën në katedralen e “Ngjalljes së Shën Sotirit”. Krerët ortodoks të vendeve të ndryshme patën takime edhe me kryetarin dhe kryeministrin e Republikës së Malit të Zi.

     Pas këtij turneu me rastin e 1700-vjetorit të nënshkrimit të dekretit për lutjet dhe liritë fetare (Ediktit të Milanos, vitit 313) drejtuesit e kishave ortodokse ranë dakord që më 1 Qershor 2014 të vinin në Tiranë për të bërë shenjtërimin e kishës së re Ngjallja e Krishtit. Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatosi ka qenë në Serbi edhe në 19 Nëntor 2009, kur vdiq Patriarku i Serbisë Pavlo. 

janullatos


























janullatos



























Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike