Patrice Evra dënohet me 1 vit burg

Patrice Evra dënohet me 1 vit burg

Patrice Evra

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra është dënuar me kusht nga një gjykatë franceze për shkak të neglizhencës në përmbushjen e detyrimeve familjare. Shuma e pretenduar është afro 1 milionë euro.

Patrice Evra është dënuar 12 muaj me kusht. Kjo është ajo që u vërtetua me vendimin e lëshuar nga gjykata e Nanterre më 9 korrik 2024, e cila dënoi ish-lojtarin e Juventus dhe Manchester United për braktisje të familjes.

Sipas asaj që është raportuar, francezi akuzohet se ka braktisur familjen e tij, për shkak të qindra mijëra eurove detyrime ushqimore që do t'i paguante ish-bashkëshortes Sandra, me të cilën ka dy fëmijë.

Ish-futbollisti, i cili ka borxhe mbi 900 mijë euro ndaj ish-it, është dënuar 1 vit me kusht që të paguajë detyrimet. Evra tashmë ka bërë të ditur se ka ndërmend të apelojë vendimin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin