Policia e Kosovës, të premten, siç po raportojnë disa nga mediumet lokale të Mitrovicës, gjatë një aksioni ka arrestuar, ish-drejtorin e Komunës së Mitrovicës gjatë mandatit të kryetarit Agim Bahtirit, aktualisht këshilltarin e ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, Hysen Muzliukajn, nën dyshimet për korrupsion.
Muzliukaj, siç po raportojnë mediumet në fjalë po dyshohet për korrupsion gjatë kohës sa ishte drejtor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi.
Muzlikaj ka qenë edhe kandidat për Kuvend Komunal në Mitrovicë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndryshe Policia, të premten, po ashtu ka arrestuar Faruk Mujka, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, nën dyshimin për korrupsion, derisa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Për dy këto arrestime ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra.
“Dy akterë të pushtetit të arrestuar sot mbi dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Po ju del ngjyra: Edhe koordinim edhe hajni. Kaq për këtë mëngjes!”, ka shkruar ajo shkurtimisht në rrjetin e saj social në Facebook./ TemA
Komente









Eh more allbin kurrci nga revolucionari dhe idealisti per bashkim kombetar na u ktheve ne idealist dhe luftetar i bashkim vllaznimit, kete e deshmon veqmas gadishmeria juaj te qeverisesh me tbijen e milicit te millosheviqit dhe tbijt e tyre,Ku gati gati te gjithe ministra e kshilltaret i je te tille, tash po kapen edhe si vjedhes te shqiptareve per te cilen i je akuzar ish qeverite, erdhe ne pushtet duke mashtruar shqiptaret per bashkim kombetar dhe i ktheve n'en serbi apo brastvo jedinstvo-n, erdhe ne pushtet duke mashtruar shqiptaret qe hajnat ne burg dhe krijove hajna te tjer qindra her me te ndyre, sidoçoft allbin kurrci njerezit qe ti ke emruar ne pushtet Jane turpi i kombit, si ste vjen turp more i uruar nga ahmak konjufca, magar bysllimi,ai far mujka,murrati, peci qe sikur ta doje vetem pak kosoven i nderuar duhet ta ndaje edhe diellin me te e ler ma pushtetin, me nje fjale allbin kurrci sa me shpejt qe ta kuptosh se je i rrethuar nga klyshet e serbise me mire do jeté per ty,pra zgjidh ose sherbetor i krimineleve ose idéalist i bashkimit kombetar.
Përgjigju