TIRANE - Një ditë pasi i dhanë lamtumirën ish-bashkëvuajtësit Shpëtim Karamuça, Asllan Patrioti dhe Perikli Shqevi përballen me organet e drejtësisë. Asllan Patrioti, ish-koordinatori i grevës së urisë të ish-të dënuarve politik kërkon pafajësi dhe të hetohet për mashtrimi konsulli i rremë Masimiliano Nicolini, ndërsa grevistët kërkojnë që kolegu i tyre Shqevi të lirohet pasi ishte në varrim dhe nuk ka shkelur asnjë ligj.

Pas daljes nga prokuroria e Tiranës në shoqërinë e avokatit të tij, Asllan Patrioti këmbëngul që është i pafajshëm dhe nga dita e arrestimit nuk ka patur asnjë kontakt me Masimiliano Nicolinin.

“Kërkoj pafajësi. Nuk kam ndërmend të bëj kontakte me atë njeri që është prezantuar në të gjithë vendet e botës si konsull mashtrues ndërkombëtar”, u shpreh Patrioti.

Avokati i Patriotit, Rifat Aliu kemi kërkuar të pushohet çështja për Asllan Patriotin dhe të merret në përgjegjësi penale shtetasi italian Masimiliano Nicolini për kallzim të rremë.

Ndërsa Skënder Tufa kërkon lirimin e Perikli Shqevit, i cili u ndalua ditën e djeshme pasi sipas policisë ka thyer në mënyrë të përsëritur masën e sigurisë arrest shtëpie, masë kjo dhënë nga gjykata pasi Shqevi dyshohet se i vuri flakën në mënyrë të qëllimshme ish-bashkëvuajtësit të tij Gjergj Ndreca.

(eç/shqiptarja.com)