TIRANE- Asllan Patrioti, ish-koordinatori i grevës së urisë të ish-të dënuarve politikë i kërkon kryeministrit të heqë vendimin e masës së arrestit shtëpiak, në të kundërt kërcënon se do të vetëdigjet. Deklarata vjen një ditë pasi Asllan Patrioti nga studiot e Tv A1 Report rrëfeu ekskluzivisht dhe për herë të parë njohjen me italianin Massimiliano Nikolini, historinë e grabijtes së Jaguarit, dhe insistimin e italianit që ta shpërblente me një “kafe” për ndihmën që i kishte dhënë.
Sot në mesditë në një intervistë telefonike për Tv A1 Report Asllan Patrioti thotë se po po mbahet me pa të drejtë nën masën e arrestit shtëpiak duke mos pasur mundësi të punojë për të ushqyer familjen.
“I kam dërguar një mesazh dhe i kam thënë të heqë vendimin e arrestit shtëpiak. Nëse nuk hiqet do të vetëdigjem unë jam i pafajshëm. Arrestin shtëpiak nuk e pranoj. Çdo gjë është e manipuluar. Nëse nuk punoj unë nuk ka ku të hajë familja ime.”- deklaroi Asllan Patrioti në një prononcim telefonik për gazetaren Mira Kazhani.
POLICIA MBAN NE MBIKQYRJE BANESEN E PATRIOTIT
Korrespondenti ynë në Durrës Artur Korriku thotë se disa punonjës policie ndodhen pranë shtëpisë së Asllan Patriotit, në lagjen 13, sektori Apollonia të Durrësit.
Asllan Patrioti u arrestua më 17 tetor nën akuzën e korrupsionit pasiv, ai u akuzua se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë 700 euro Massiimiliano Nicolinit me të cilat sipas akuzës do i paguante punojësit e policisë në këmbim të gjetjes së makinës tip Jaguari të shtetasit italian. Patrioti thote se arrestimi i tij ishte kurth dhe kishte lidhje me nderprerjen e grevës së urisë.

(në foto shtëpia Asllan Patriotit e rrethuar nga policë)
Asllan Patrioti nuk është i vetmi ish i përndjekur politik që kërcënon me vetëflijim. Edhe disa ish të përndjekur pjesë e grevës së urisë 1 muajshe ( 22 shtator- 22 tetor) kërcënuan se do të vetëflijohen për shkak të kushteve të këqija ekonomike ku jetojnë. Ndërkohë që ish i burgosuri politik Lirak Bejko, vdiq më 2 nëntor pas plagëve të rënda nga vetëdjegia me benzinë më 10 tetor. Ndërkohë që ish grevisti Gjergj Ndreca vazhdon mjekimin pas plagëve të shkaktuara nga tentativa e vetëdjegies me benzinë. Dy ditë më parë disa nga këta të përndjekur kanë marrë një këst, por Skënder Tufa e cilësoi lëmoshë dhe kryeministri ka për të dhënë dhe 3 këste.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rrefimi ekskluziv në TV A1 Report