Së fundi dy nga personazhet më të përfolura të erkanit për romancën e tyre, Kristen Stewart dhe Robert Pattinson kanë qenë në qendër të vëmendjes pasi thuhej se janë rikthyer përësri bashkë.

Ndërsa sipas mediave të huaja thuhet se Pattinson e ka ftuar Krsiten në shtëpinë e tij në Londër për Krishtlindje.

Para disa ditësh ata u fotografuan së bashku në aeroport çka ngjalli dhe spekulime të shumta se janë sërish bashkë.

kristen stewart

Kristen dhe Pattinson kanë pasur mjaft lëkundje në marëdhënien e tyre duke u lidhur dhe u ndarë disa herë, ndërsa duket se që të dy nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin.

Më tej në mediat e huaja thuhet se aktori britanik e ka marë në telefon kristen duke e përgëzuar për filmin e saj të fundit “Camp X-Ray” dhe e ka ftuar atë që ta vizitojë në Londër.

Nuk dihet nëse Kristen e ka pranuar ftesën  por ka qenë mjaft e lumtur për këtë gjë.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)