Paulinho shpëton Barçën,katalanasit
përmbysin Getafen, fitojnë 2-1

Paulinho shpëton Barçën,katalanasit<br />përmbysin Getafen, fitojnë 2-1
Barcelona vuan por ia del me përmbysje ndaj Getafes dhe merr fitoren e katërt në po kaq ndeshje të La Ligas.
 
Katalanasit e fitojnë ndeshjen 2-1 me golat e shënuar nga dy lojtarë të futur në pjesën e dytë.
 
Getafe e mbylli pjesën e parë në avantazh me një gol fantastik të Shibasaki.
 
Në fraksionin e dytë vjen përmbysja e katalanasve nga pankina.
 
Fillimisht barazon Denis Suarez në minutën e 62-të dhe më pas Paulinho braziliani i afruar në merkaton e verës shënon golin e fitores në minutën e 84-të.

Ndërkohë që blerja më e re Ousmane Dembele, la fushën në mintën e 25' si pasojë e një dëmtimi muskulor që dyshohet se do e mbajë 5 javë larg fushës.
 
Barça fiton 2-1 ndaj Getafes dhe kryeson kampionatin spanjoll me 12 pikë.
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool