Argjentinasi, Paulo Dybala në ndeshjet e fundit me  skuadrën e Juventusit nuk po kalon një formë të mirë, por kjo nuk e ka penalizuar atë të grumbullohet tek kombëtarja e tij.

Dybala është bashkuar me Argjentinën  për ndeshjet miqësore që do të zhvillojë  ndaj Rusisë dhe Nigerisë.

Pas grumbullimit me kombëtaren ai ka postuar disa foto në Facebook ku shkrusa: “Më e bukura se të gjitha”, por këto fjalë natyrsisht ia ka kushtuar kombëtares së tij Argjentinas, e cila për futbollistin nuk ka të krahasuar  me gjëra të tjera.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com