Pavarësia,Dua Lipa urim të ngrohtë për
Kosovën,lajm të gëzueshëm për fansat

Pavarësia,Dua Lipa urim të ngrohtë për<br />Kosovën,lajm të gëzueshëm për fansat<br>
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka përcjellë urimet e saj për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Këngëtarja shkruan në ‘Instagram’ se është krenare që është shqiptare, ndërsa jep lajmin e mirë për të gjithë fansat se do të vijë në Kosovë gjatë këtij viti.

“Urime të gjithëve 10 vjetorin e Pavarësisë! Shpresoj që të festojmë edhe shumë e shumë përvjetore së bashku. Kaloni sa më mirë në këto ditë të festës. Jam shumë krenare që jam shqiptare. Urime dhe gëzuar. Ju dua. Shihemi këtë vit”, ka shkruar ajo në Instagram.

Dua Lipa nuk do të performojë në Kosovë me rastin e dhjetë vjetorit, megjithatë pjesëmarrjen e ka konfirmuar Rita Ora që pritet të performojë në Prishtinë.

duaaa
(Urimi i Dua Lipës për pavarësinë e Kosovës)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema