Pavarësia e Kosovës përplas
Vuçiç me Nikoliç: Herët për njohjen

Pavarësia e Kosovës përplas<br />Vuçiç me Nikoliç: Herët për njohjen
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk është dakord me presidentin Tomislav Nikoliç për një status final për Kosovën. Kreu i ekzekutivit të Serbisë në një intervistë për mediat vendase shprehet se “është herët të flitet për zgjidhjen përfundimtare për Kosovën.

Jam në kontakt të vazhdueshëm me Tomislav Nikoliç për këtë çështje” tha ai. Më herët presidenti Nikoliç u shpreh se “Serbia duhet të miratojë një dokument për statusin final të Kosovës”.

Ndërsa përsa i përket marrëveshjeve të arritura në Bruksel me Kosovën dhe interpretimeve, ai shtoi se “ka interpretime të shumta të marrëveshjes së Brukselit dhe se nuk mundet  t’i sqarojmë të gjitha, priten bisedime të vështira dhe kushte të ashpra”.

Atmosfera në Serbi nuk është aspak e qetë kur bëhet fjala për çështjen e Kosovës, aq më tepër me kthimin nga burgu të radikalit Sheshel, por edhe problemet e vjetra, të cilat vazhdojnë që të jenë aktuale në jetën politike.

Një gjë të tillë më mirë se cilido tjetër e ka të qartë vetë kryeministri serb, që nuk beson se vendi i tij do të jetë pjesë e familjes së Bashkimit Europian para vitit 2020.




d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf