TIRANE- Gjatë takimit me kreun e shtetit grek, kreu i Partisë Demokratike dhe njëherësh kreu i bashkisë më të madhe në vend, Lulzim Basha mësohet se i ka treguar diplomatit grek edhe rëndësinë e veçantë që ka për çdo qytetar shqiptar njohja e pavarësisë së Kosovës nga shteti grek.

Nga ana e tij Presidenti grek ka vlerësuar si të guximshme dhe në drejtimin e duhur, marrëveshjen Prishtinë-Beograd e cila sipas tij do të çojë dhe në njohjen e pavarësisësë Kosovës.

"Çuarja përpara e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të detyrojë dhe 5 vende anëtare të BE, mes të cilave dhe Greqia, të cilat ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, t’i përshtaten realitetit të ri", theksoi presidenti Papulias, informon zyra e shtypit e bashkisë.

Ndërkohë që gjatë vizitave në Tiranë me drejtuesit e lartë të politikës në vend, presidenti grek ka vënë theksin te marrëdhëniet dypalësh mes Shqipërisë dhe Greqisë në fushën e ekonomisë , por jo vetëm. Presidenti grek ishte në një viztë 3 ditore në vendin tonë nga një delegacion i përbërë nga ministar dhe zëvendës ministra të shtetit fqinj.

Shkrimi u publikua sot (6.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com­)