“Pavarësia e trupave zgjedhore”, shkëmbim përvoje mes Shqipërisë dhe Sllovenisë

/ATSH/.- "Forcimi i Pavarësisë së Trupave Zgjedhore: Shkëmbimi i përvojave dhe mësimeve të nxjerra mes Shqipërisë dhe Sllovenisë" është tema e seminarit që po zhvillohet të martën në Hotel Tirana, në kuadër të një projekti të Qendrës për Perspektivë Evropiane (CEP).
Në çelje të këtij aktiviteti, ambasadorja sllovene në Shqipëri, Lea Stan?i?, theksoi se forcimi i ligjit në proceset zgjedhore është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE. Edhe zbatimi i legjislacionit elektoral sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-t është hapi i parë në këtë projekt, nënvizoi ajo.
"Të gjitha shtetet duhet të jenë gati për të siguruar një proces elektoral të drejtë dhe këto janë sfida që duhet të adresohen sa më parë, me qëllim rritjen e besimit, transparencën dhe pavarësinë e procesit elektoral. Ne jemi të lumtur që në Shqipëri, KQZ-ja ka ecur përpara në respektimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-t. Sllovenia do të vijojë të mbështesë proceset elektorale", theksoi ambasadorja sllovene në fjalën e saj.
Aktiviteti i sotëm ka bërë bashkë anëtarët dhe stafin administrativ të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë dhe Sllovenisë, ekspertë të zgjedhjeve dhe menaxhimit elektoral me përvojë në rajon e më gjerë.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë