Qendra Shëndetësore në Vlorë ndërtohet nga italiani vullnetar, Antoni për Report Tv: Jam me mision, e bëra për dashuri

Anton është një italian që për herë të parë në Shqipëri dhe Vlorë ka ardhur ne vitin 2007. Dhe që nga ajo kohë nuk i është ndarë më vendit tonë.

Por këtë herë ai ka ardhur për një mision ndryshe. Të rikthejë vullnetarisht në gjendjen e mëparshme, qendrën shëndetësore të lagjes "Pavarësia", e cila kishte mbetur në harresë dhe dëmtuar me kalimin e viteve.

Ka qenë thjesht një njohje me doktor, Krenarin që punon në këtë qendër që e ngacmoi të marrë një iniciative të tillë. Për të siguruar paratë që nevojiteshin, ai foli me miqtë e tij, të cilët u treguan menjëherë të gatshëm.

"Ky doktor që e njoh prej shumë kohësh, doktor Krenari, më kërkoi ndihmë, sepse ai po punon këtu. Duke parë se në çfarë kushtesh ishte ai këtu. Jam habitur, prandaj mendova se çfarë mund të bëjmë për t'i dhënë një dorë. Kam fol me miqtë edhe kemi heq pak para edhe jemi këtu për t'i treguar dashurinë, sepse për këtë kishte më shumë nevojë", u shpreh italiani.

Anton thotë se të gjithë duhet të japin diçka nga vetja, dhe me besimin në zot mund të realizojnë gjëra pozitive në ndihmë të njerëzve.

"Unë e bëra me dashuri, edhe këtë mund ta demonstroj, duke vepruar, duke punuar, jo vetëm 'bla bla bla', me fjalë. Jam një misionar vullnetar, çdo gjë që bëj këtu nuk është se më paguan dikush", përfundon ai.

1612619595_anton.jpg

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/02/2021 01:21

    Faleminderit nga zemra zoteri per punen qe po beni,ju jemi shume mirenjohes !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan