Pavlovic bën për spital Moratan, Milani me mungesa në sulm

Pavlovic bën për spital Moratan, Milani me mungesa në sulm

Alvaro Morata

Cagliari dhe Milani luajnë nesër (e shtunë) në orën 18:00 në Sardegna për raundin e 12-të në Serie A. Fonseca i kuqezinjve nuk do ketë të gatshëm sulmuesin Alvaro Morata.

Sulmuesi i Milanit në fakt pësoi një dëmtim në kokë në stërvitje pas një përplasjeje me Pavlovic dhe nuk do të thirret për ndeshjen jashtë fushe. I transportuar menjëherë në spitalin e Legnano-s për kontrolle, lojtari iu nënshtrua një 'MRI' e cila dha një rezultat negativ.

Sulmuesi spanjoll është mirë, mbetet nën vëzhgim dhe duhet të largohet nga spitali në orët e ardhshme. Ai me siguri nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme të kuqezinjve.

Tammy Abraham është kandidati numër një për të zëvendësuar spanjollin, por nëse anglezi nuk është 100%, opsionet e tjera mbeten të vlefshme. Fonseca  mund të mbështetet gjithashtu te Noah Okafor, duke supozuar se ai është në gjendje të mirë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)