Flamujt dhe bluzat me shqiponjën kuq e zi, pësojnë rritje të çmimit. Flamuri, me përmasa standarte 140 me 90 që më herët shitej 300 lek,tashmë shitet me 700 - 800 lek. Rritja e cmimeve para festimeve është bërë modë tashmë në vendin tonë. Këto ditë rritja e çmimeve ka simbolin e vetë festës, flamurin.

Sipas shitësve arsyeja e rritjes është prodhimi me një kosto të lartë në vendin tonë, por edhe sepse polica ka ndaluar dhe bllokur shitjen e flamujve kinez. Këta flamuj ishin me difekt. "Rritja e çmimit ka ardhur si pasojë se famujt që shiten tani në treg janë prodhime shqiptare, pra prodhohen ne vend dhe prodhimi i kostos së tyre është më i lartë. Kurse ato që shiteshin më parë prodhoheshin në Kinë dhe kostoja e tyre ishte më e vogël.

Por një arsye tjetër është se edhe prodhuesit e kanë rritur çmimin përfshirë këtu edhe shumicën", shprehet një shitëse pranë tregut "Çam". Ndonëse cilësia e prodhimi të flamujve që prodhohen në vendin tonë është me e keqe, ata sërish janë më të shtrenjtë. " Flamujt që prodhohen këtu, janë me një cilësi më të dobet, se ata që prodhoheshin në Kinë. Përveç kësaj shqiponja është e stampuar me një material gome a zifi, që nuk e di se çfarë është. Nëqoftëse qëndron shumë në diell ajo fillon e lëshon bojë dhe shkrihet" vazhdon të tregojë shitësja. Problemet me flamujt nuk mbarojnë me kaq, pasi edhe këta që prodhohen dhe shiten tani në treg janë më njolla të zeza në fushën e kuqe.

Duke qenë se materiali që është stampuar shqiponja është një material që lëshon, kur janë prodhuar ata i kanë palosur të nxehtë, kështu edhe pjesa tjetër e flamurit është bërë me njolla. Por kjo na ka nxjerrë edhe problem pasi shumë veët nuk i blejnë" -ankohen tregtarët. Por, rritja e çmimeve është vënë re edhe te bluzat. Ato pothujse janë dyfishur në çmim. "Nuk ka rëndësi se janë prodhim kinez, turk apo Shqiptar. As se çfarë materiali është, shumica më e madhe e bluzave janë sintetike ose pambuk i dobët dhe kanë të gjitha një çmim. Mjafton të jenë kuq e zi", na shpreht një tjetër tregtar.

Flamujt me gjuhë të deformuar

Problemi me flamurin e deformuar duket se nuk është i këtij viti, ai ka ekzistuar edhe vitet e tjera. Por, thjesht nuk i është kushtuar vemendja e duhur. Flamujt me gjuhë të deformuar kanë qenë shitur edhe para disa vitesh edhe vitin që shkoi. "Flamujt me gjuhë të deforumur kanë qenë shitur pothujse këtu edhe 3-4 vite para, por tani që u bë publike nga media u vendos më shumë re dhe na i ndaloj policia t'i shisnim"- tregon një tregtar.

flamur i gabuar
(në foto flamuri me shqiponjë të deformuar)

(ad.ti/shqiptarja.com)