'Pazar' në Kategorinë e Parë, Kukësi merr ish-sulmuesin e Tiranës

'Pazar' në Kategorinë e Parë, Kukësi merr ish-sulmuesin e Tiranës

Mario Beshiraj

Sulmuesi Mario Beshiraj është transferimi më i ri i Kukësit në afatin kalimtar të verës. 23-vjeçari ka lënë Korabin pas një sezoni ku shënoi 11 gola dhe bashkohet kështu me Kukësin në Superligë për tre sezonet e ardhshme. Lajmi është konfirmuar nga klubi verilindor në kanalet e komunikimit, teksa Beshiraj është produkt i Tiranës dhe ka luajtur me ekipin e parë të bardhebluve.

"Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Mario Beshiraj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 3 sezone, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër. 23 vjeçari, i lindur në Tiranë vjen te Kukësi nga kampionati shqiptar ku së fundmi ka qenë pjesë e KF Korabi, ku ka shenuar 11 gola! Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Mario Beshiraj dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Mario", njofton Kukësi.

Pak ditë më parë, Kukësi firmosi dhe me Blerim Sahitajn, i cili u afrua nga Liria e Prizrenit. Nga edicioni i shkuar vetëm 10 lojtarë janë në dispozicionin e trajnerit Rraman Hallaçi, me Kukësin që pësoi një "eksod" të vërtetë, shto këtu edhe problemet me drejtësinë të presidentit Safet Gjici.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?