Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla u pyet nga gazetarët nëse mes PS dhe PD ka pasur një Pazar për të zgjedhur Endri Shbanain Avokat Populli, që opozitës t’i plotësoheshin kërkesat tek reforma zgjedhore dhe ajo territoriale. Por, Balla e mohoi të ketë një pakt të tillë mes tyre dhe kjo sipas tij dëshmohet edhe nga fakti se opozita është tërhequr nga puna e 2 komisioneve të posaçme.

Balla: I uroj suksese avokatit të ri të Popullit, ditën e enjte duhet të paraqitet në seancë për të kryer betimin. Besoj se ndajmë të gjithë vlerësimin që Shabani është një kandidaturë që vjen nga opozita. Mendoni se 36 mandate sa ka PD mund të zgjidhte një Avokat Populli? Duhet të zgjidhet nga ne, duhet të marrë dhe votat tona. Ky është rasti më i mirë i zgjidhjes së Avokatit të Popullit, kanë ardhur 6 kandidatura nga opozita, u futën të 6 në votim dhe u zgjodh një. Fiks siç e donte opozita.

Gazetarët: Lapaj e ka akuzuar për Pazar me PS dhe PD?

Balla: Këtij nuk i përgjigjen kurrë

Gazetarët: A ka Pazar me PD?

Balla: Të vijnë pra, se këta po ikin nga reformat. Fakti që këta nuk vijnë te reforma tregon se nuk ka marrëveshje.


Lajmi kryesor:

PD u tërhoq nga puna për 'Zgjedhoren' e 'Territorialen', Balla: Shantazhime nuk ka! Reflektoni deri më 22 janar, ose marrim shumicën e vendeve në 2 komisionet