Pazare në grumbull të qytetarëve në Kamëz, kreu i bashkisë Rakip Suli: Varet në ç'kënd vendosni kamerën (VIDEO)

Pas denoncimit të Report Tv se në tregun Kamzës ka një dyndje të madhe qytetarësh, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i policisë bashkiake dhe efektivëve të rendit ku është vënë re një një shtim i tyre.

Report TV solli video nga hyrja dhe në gjithë tregu, jo vetëm një kënd të tij, ku dalloheshin qartë se kishte dyndje të madhe qytetarësh që nuk respektonin distancën dhe ishin maska e doreza, por kjo nuk ishte pretendimi i kreut të Bashkisë Kamëz, Rakip Suli.

Suli, i cili ishte i pranishëm në inspektimin e tregut, pretendon se nuk është e vërtetë se nuk respektohet distanca, por se kamera e televizionit ishte vendosur në një kënd që dukej sikur kishte dyndje dhe nuk respektohej distanca.

Rakip Suli tha për gazetarin Arsen Rusta se ky treg nuk ka pasur problematike, por hapësira e këtij tregu nuk është shumë i madh.

Gjatë inspektimit të kreut të Bashkisë Kamëz së bashku me gazetarin Rusta, është premtuar nga Rakip Suli se të hënë në hyrje dhe në dalje të tregut do të vendoset tunel dezinfektimi.

" Nuk është problemi distancimi por vetë tregu është shumë i vogël. Për mua qytetarët duhet të ruajnë distancës. Po të shohësh ka plot forca policie në këtë moment. Nëse ka shkelje të individëve merren    masa administrative nga bashkia. Hyrja dhe dalja e tregut do të vendoset një tunel dezinfektimi. Deri tani nuk ka qenë e nevojshme pasi është respektuar nga qytetarët. Ne i kemi mbyllur tregjet e tjera dhe kemi mbajtur vetëm këtë për ta pasur në kontroll. Nuk ka pasur abuzime me çmimet", tha Suli.

Në lidhje me deklaratat e disa pensionistëve se kishin dalë për të blerë ilaçet, Suli Tha se "janë 280 pensionistë të vetmuar  janë verifikuar dhe u shërbehet me pazar e ilaçe."


Lajmi kryesor:

Në 17:30 gjithçka mbyllur deri të hënën/ Kamza dyndje në tregje! Pas raportimit të Report TV ndryshim '360 gradë' të situatës (VIDEO)


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu