Pazari i Vjetër i Krujës, vendi që
tërheq vizitorë të huaj në çdo stinë
Pazari i Krujës, i cili njihet edhe si një Pazar karakteristik, por edhe zonë turistike është i vendosur në të dy anët e një korridori të gjatë e të shtruar me kalldrëm, por ai realisht ka qenë shumë më i gjatë se sa është sot. Zona Turistike- Pazari i Krujës është cilësuar monument kulture i kategorisë së parë sipas Institutit të Monumenteve të Kulturës së Shqipërisë dhe është një nga destinacionet turistike më të vizituara në vend
Pazari i Krujës, i cili njihet edhe si një Pazar karakteristik, por edhe zonë turistike është i vendosur në të dy anët e një korridori të gjatë e të shtruar me kalldrëm, por ai realisht ka qenë shumë më i gjatë se sa është sot. Zona Turistike- Pazari i Krujës është cilësuar monument kulture i kategorisë së parë sipas Institutit të Monumenteve të Kulturës së Shqipërisë dhe është një nga destinacionet turistike më të vizituara në vend
Anadolu Agency ka realizuar një vëzhgim në Pazarin e Vjetër të Krujës ku vërehet se gjatë verës është mjaft i vizituar nga turistët e huaj apo edhe vizitorë vendas. Ky Pazar, por edhe muzetë e Krujës dhe Kalaja vizitohen gjatë gjithë stinëve të vitit nga studentë, nxënës të shkollave nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Në dyqanet e tij prej druri dikur grupoheshin zeje të ndryshme si pajisje prej bakri, qëndistari, punues të armëve, etj. Aktualisht në dyqanet e këtij pazari mund të gjendet suvenire të vjetra apo edhe të punuara kohët e fundit, ndërsa artizanët e traditës vazhdojnë punimet e qelesheve, qilimave apo ato të drurit. Këtu vizitorët e huaj kanë mundësi për të blerë artikuj të ndryshëm të artizanatit shqiptar si punime në argjend, bakër, qëndistari, bizhuteri, qylyma etj.
Ajo që bie më shumë në sy në këtë Pazar teksa futesh brenda tij janë qeleshet ose siç quhen ndryshe "plisi", që njihen si një ndër produktet artizanale tradicionale shqiptare, ku pavarësisht ndryshimeve në mënyrën e veshjes, vazhdon të përdoren në raste të ndryshme. Ai më shumë përdoret në rastin e festave të Bajrameve, në gëzime familjare si dasma, festime dhe aktivitete artistike nga burrat shqiptarë, por edhe të rinjtë.
Në afërsi të pazarit është një xhami e shekullit të XVI-të, e ndërtuar në të njëjtën kohë me atë që ndodhet brenda Kalasë.Ndërkohë që xhamia e pazarit i është nënshtruar një rikonstruksioni nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) xhamia e cila ndodhet brenda në kala është e rrënuar dhe e braktisur.
Ndërkohë disa muaj më parë është inauguruar përfundimi i punimeve të projektit "Rigjallërimi dhe Përmirësimi i Zonës Turistike-Pazari i Krujës”, në qytetin e Krujës. Ky projekt u implementua si një partneritet i Ministrisë së Zhvillimit Urban të Shqipërisë, Ministrisë së Kulturës, Bashkisë Krujë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
Çdo ndërhyrje që përfshin projekti, duke filluar nga fasadat, çatitë dhe kalldrëmi është bërë me kujdes, duke ruajtur vlerën dhe traditën e këtij qyteti. Projekti restaurues i të gjitha dyqaneve në Pazarin e Vjetër të Krujës, përfshin çatitë, fasadat, ndriçimin dhe sinjalistikën, punime nëntokësore si dhe përmirësimin e kalldrëmit të një prej vendeve historike dhe tursitke, të veçanta në Shqipëri.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
10.5%
-
Dështim
84.8%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 525
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rikthim në normalitet/ Punonjësit e Bashkisë së Tiranës në terren për të pastruar atë çfarë la pas protesta e opozitës (VIDEO)
7 Tetor, 22:46
-
FOTOLAJM/ I maskuar dhe me molotov në dorë, ja militanti i Berishës që sulmoi Bashkinë e Tiranës
7 Tetor, 22:38
-
Erdogan vizitë zyrtare të enjten në Tiranë, do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë
7 Tetor, 22:36
-
'E paimagjinueshme në Europë që një parti kaq e madhe nuk njeh drejtësinë', Genc Burimi: Nuk është turp që opozita bën protesta të tilla
7 Tetor, 22:35
-
Spahiu: Jam i çuditur që protestuesit harruan Salianjin, dhe vetëm para gjykatës nuk demostruan
7 Tetor, 22:28
-
Lutfi Dervishi: Rezistencë civile apo partiake?
7 Tetor, 22:20
-
Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konform ligjit! 3 policë ende te Trauma
7 Tetor, 22:14
-
'Palaço, je tharë komplet', Muça dhe Burimi debatojnë në '5 Pyetjet': Nuk merrem me një injorant
7 Tetor, 22:14
-
'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës
7 Tetor, 22:05
-
Protesta e dhunshme e Opozitës, Policia shoqëron 3 të dyshuarit e parë! Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda shkojnë te Trauma, vizitojnë policët e plagosur (VIDEO)
7 Tetor, 22:02
-
Spahiu: Shqipëria nuk e meriton këtë opozitë, kaq të dobët, kaq të vogël, kaq provinciale, kaq të lodhur
7 Tetor, 21:57
-
'Protesta e sotme pa mesazh politik', Blendi Klosi: Kërkojnë të iki Rama, pranojnë humbjen para zgjedhjeve
7 Tetor, 21:54