TIRANË - Bashkë me raportin përfundimtar për gjendjen e borxhit publik të Shqipërisë më datë 31 dhjetor 2015, dje ministria e Financave ka paraqitur edhe një shifër, ende jo përfundimtare, të nivelit që mendohet të ketë arritur Prodhimi i Brendshëm Bruto vitin e kaluar. Shifra është 1 mijë e 445 miliardë lekë, ose 10 miliardë e 454 milionë euro, sipas kursit zyrtar. Kjo është vlera e mallrave dhe shërbimeve që duhet të jetë gjeneruar një vit më parë në Shqipëri.